PDA

View Full Version : Tirane, - Panele Fotovoltaike



shkelqimm
01.11.2016, 10:39
Panele Fotovoltaike

Çfarë janë panelet fotovoltaike?
Panelet fotovoltaike jane sisteme të projektuara për të thithur rrezet diellore si një burim energjie për të gjeneruar rrymë elektrike.

Përse duhet të investojmë në panelet fotovoltaike?
Duhet te investojmë në Panelet Fotovoltaike për të ulur koston e konsumit të energjisë elektrike si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes së ambientit.

Ku përdoren?
Panelet Fotovoltaike përdoren kudo ku është nevoja e energjisë elektrike. Në banesa, punishte, fabrika, bujqësi (ujitje) etje.

Si përdoren?
Panelet Fotovoltaike montohen mbi taracat ose çatitë e ndërtesave ose direkt mbi një hapsirë trualli. 1 kw panele, ose 4 pasqyra nga 100x165cm, zënë 6.5 m2 hapësirë. Sistemet fotovoltaike instalohen në disa mënyra për të siguruar energji elektrike. Instalime në: Sisteme të integruara, të pavarura ose hibride, si dhe sisteme të varura nga operatori shpërndarjes. Lexoni me kujdes shpjegimet përkatesë ne broshurën përkatëse.

A ia vlen investimi?
Panelet fotovotaike kanë jetgjatësi deri në 25 vjet. Nëse investoni tani në një sistem të tillë, ky investim kthehet për 4-7 vjet, dmth keni siguruar maksimum 21 vjet energji elektrike falas.

Sa panele më duhen?
Ditët dhe muajt me diell ndryshojnë në çdo stinë, gjithësesi sa për reference, nëse një familje konsumon nga 4-6 mijë lekë të reja në muaj i duhet një impjant 3 kw, ose 12 panele me sipërfaqe totale 20 m2.