PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Agjent Shitje ne terren - Zona Shkoder



ERSI SHPK
19.12.2016, 14:00
Kompania "ERSI SHPK" kërkon të punësojë në pozicionin:

Agjent Shitje ne terren - Zona Shkoder

DETYRAT:

Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,
Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.



KËRKESAT:


Vendbanim ne Shkoder,
Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Njohuri ne gjuhen angleze,
Të jetë i besueshëm,
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
Të jete i aftë të punojë në grup,
Të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV NE ADRESEN bledargjonaj@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

__________________
ERSI SHPK
Shkoder