PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



Kadiu HR
21.11.2016, 15:29
Kompania Kadiu sha lider ne industrinë automotive, e specializuar ne tregtimin e pjeseve te kembimit dhe lubrifikanteve shpall pozicinonin vakant "Specialist/e Marketingu".

Detyrat kryesore:


Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve te kompanise;
Koordinimi dhe mbajtja e korrespondences me partneret tane ne lidhje me direktivat e marketingut per brande te caktuara;
Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut;
Bashkëpunon me departamentet e tjera për planifikimin dhe implementimin e ofertave;
Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar te kompanise dhe shnderrimi i tij ne nje instrument efikas prezantimi dhe shitjeje;
Menaxhimi dhe monitorimi i perdorimit te mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë;
Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale;
Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse;
Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise;


Kerkesat e pozicionit:



Të ketë mbaruar arsimin e lartë ne profilin Marketing.
Eksperienca e meparshme mbi 2 vjecare.
Te kete aftesi krijuese te sprovuara ne eksperience pune te meparshme.
Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunuese.
Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe te paketes Microsoft.


Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit hr@kadiu.al
Data e aplikimit të fundit: 10 Dhjetor 2016