PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet IT



ROGAT SECURITY
31.10.2016, 09:15
Punemarresi do te jete pergjegjes per :

Krijimin e kodeve të programimit, testim dhe zgjidhje problemesh duke përdorur teknologjitë e përshtatëshme të databases dhe programimit, ne perputhje me kerkesat e biznesit per zhvillimet ne sistemet e sektorit.
Asistim në dizenjimin fizik e logjik të bazes se te dhenave.
Zhvillimi i software-ve ne web, në Object-oriented Design dhe Analysis style (OOA and OOD).
Të punojë pranë analistit të software-ve, menaxherit të projektit, dizajnerit, zhvilluesit, analistit të sistemit, shitjes e marketingut, financës apo përdoruesve të tjerë per kërkesa funksionale që ka biznesi, apo dizajnin e user interface GUI.
Përgjegjës për modelimin e software-ve, analizën e software-ve, analizën e kodeve, analizën e kërkesave, rishikimin e software, integrimin e software-ve të rinj me sistemet ekzistuese, analizën e riskut të sistemit, analizën e besueshmërisë së software-it etj.
Analiza e performancës së programeve dhe ndërmarrja e vendimeve për korrigjime të mundshme, bazuar në këshillimin me përdoruesit dhe aprovimin e mbikqyresit.
Të asistojë, trajnojë, drejtojë dhe të transferojë dijet tek personeli dhe pjestarët e tjerë të skuadrës lidhur me programimin e software-ve.
Të kujdeset për konfidencialitetin e informacionit në lidhje me informacionin e procesuar, ruajtur apo aksesuar sipas procedurave të organizatës.
Kryerja e mirëmbajtjes së software-eve dhe korrigjimi i defekteve të identifikuar.



Kualifikimet / Kërkesat
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme.
Njohuri shumë të mira të Shërbimeve Web, PHP (Laravel ose framework të ngjashëm), XML, Java Script, Java Servlets, Web Services dhe aplikacioneve të tjera të teknologjive zhvilluese.
Njohuri të mira të zhvillimit të bazave të të dhënave RDBM si psh Oracle, SQL Server, MySQL.
Njohuri të përgjithshme në fushën e telekomunikacionit, do përbënin avantazh.
Njohuri të mira në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të mira komunikuese.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
Fleksibilitet, besueshmëri, punë në skuadër, aftësi për të mësuar dhe aftësi të mira komunikuese.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it ledia@rogat-security.com