PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhiner mekanik



DINAMO SH.A.
26.10.2016, 12:46
1. INXHINER MEKANIK

Kualifikimet dhe Eksperienca


Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike;
Të ketë eksperiencë të mëparshme punё jo më pak se 3 vjet si Inxhiner Mekanik .
Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projekteve;
Të ketë eksperiencë në Auto CAD, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet mekanike;
Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike.
Aftёsi shumё tё mira pune nё paketёn MS Office.
Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
Aftёsi komunikimi tё mira profesionale nё Anglisht ;
Aftësi shumë të mira komunikimi;


Objektivat kryesore:


Të koordinojё të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit .
Të planifikojё, organizojё, dhe menaxhojё punën për të qёndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë;


Përgjegjësitë :


Të pergatisё oferta për punime mekanike,që nga projekt ideja deri në zbatimin dhe dorëzimin e projektit;
Të planifikojё, organizojё dhe monitorojё punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;
Të pergatisё dhe koordinojё të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;
Të rishikojё dhe hartojё kostot e instalimeve mekanike duke pregatitur preventivin total;
Të koordinojё punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
Të pregatisё dhe monitorojё grafikun e zbatimit të punimeve mekanike.


Mënyra e aplikimit: Kandidatёt e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre sëbashku me letrën e interesit në adresën: info@dinamo-sha.com duke specifikuar në subjekt pozicionin.
Afati i dorëzimit: 15 .11 .2016

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë