PDA

View Full Version : okazion Malesi e Madhe, Masivi i Geshtenjave,Shpella e Pellumb



AD company
26.10.2016, 11:54
Guida 1 ditore ne Malesine e Madhe, Masivi i Geshtenjave dhe Shpella e Pellumbave 30 tetor e diel 1700 Leke.
✴Provoni te eksploroni Shpellen e Pellumbave dhe shijoni geshtenjat e Recit.
Nisja nga Tirana ne oren 07:30 tek rruga Mine Peza "Kafe Flora ".
Ndalese gjate rruges per pushim dhe kafe.
Mberritja ne Rec Qafe Grade rreth ores 11:00 dhe pergatitemi per eksplorimin e Shpelles se Pellumbave. Ecja, shtegu qe do te ndiqet zgjat 10-15 minuta dhe eshte shume i lehte. Mbas eksplorimit te Shpelles i drejtohemi Masivit te Geshtenjave.
Intenerari qe do te ndjekim eshte teper interesant mes geshtenjave te shumta, ku do te kemi mundesi te mbledhim geshtenjat e rena(te mbetura) per te provuar shijen e mrekullueshme.
Ecja do te zgjase deri tek restorantet e zones te Recit ku do te kemi kenaqesine te provojme gatimet tradicionale per ata qe kane deshire te shijojne dicka ndryshe.
Mbas relaksit ne zonen e pa eksploruar me pare i drejtohemi qytetit te Shkodres per te pushuar disa minuta ne PEDONALEN e famshme.
Mberritja ne Tirane rreth ores 20:00 mbas nje dite plot adrenaline.
Info Rec»»»
Gështenjat dhe Lufta e Reçit janë ato që e identifikojnë këtë dhe e bëjnë të njohur jo vetëm në Shkodër apo Malësi të Madhe, por në të gjithë vendin. Reçi i përket komunës Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe dhe është një zonë më së shumti kodrinore e rrethuar nga kodra e pyje plot gështenja. Fshati me rreth 1000 banorë shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik-Dedaj , rrugë e cila ndahet në drejtim të Razmes. Në katër lagjet e këtij fshati jetojnë rreth 150 familje autoktone, ku secila ka çfarë tregon për historinë e këtij fshati, histori kjo që i bën të ndihen krenarë.
Në dy anët e rrugës, teksa hyn në brendësi të fshatit, gështenjat e larta krijojnë një kurorë magjepëse dhe tani në vjeshtë me ngjyra të ndryshme ku mbizotëron e verdha, e kuqërremta dhe aty-këtu e gjelbra. Në të majtë të rrugës hyrëse dallon lapidarin e ngritur në përkujtim të asaj që në histori njihet si Lufta e Reçit. Ai mirëmbahet nga vetë banorët dhe nuk ka pësuar fatin e lapidarëve të tjerë të ngritur në Shqipëri në përkujtime të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore.
Pak më tej dallohen siluetat e vendit ku çdo vit organizohet festa e Reçit, e cila, edhe pse jo me masivitetin e dikurshëm, vazhdon të zhvillohet të dielën e parë të shtatorit. Kjo ka bërë që kjo pjesë e fshatit, një shesh kodrinor i ulët, i mbuluar nga pemët e gështenjave të quhet vendi i festës, madje banorët ku duan të lënë ndonjë takim shprehen apo të tregojnë ku ndodhen “shihemi tek festa” apo “ndodhem tek festa”.
Reçi është një fshat që ka lënë gjurmë në historinë e vendit .Kjo jo vetëm për betejën e 30-31 gushtit 1943, por dhe për pjesëmarrjen aktive të banorëve të këtij fshati në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Luftën e Ulqinit, mbështetjen për Ahmet Zogun, Luftën e Dytë Botërore etj.
Detajet e udhetimit
Intenerari
1:Nisja nga Tirana Ora 07:30 & Mberritja 20:00
2:Vendi i nisjes tek rruga Mine Peza ,Kafe Flora .
3:Marshimi 2 ore
4:Pjesmarrja 20 + Eksploruesa
5:Cmimi 1700 Leke Personi
6:Te perfshira Transporti, Guida shuqeruesi
7:Cfare duhet te keni me vete ose Kriteret qe te beheni pjese e buzeqeshjen tuaj, veshje sportive ,kepuce per hiking ose atlete, cante shpine, shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, krem dielli, syze dielli, elektrik koke ose dore, , fruta te thata, cokollata, dhe sa me shume energjike si ju dini te jeni. 8:Shkalla e veshtiresise 1Niveli thjeshte qe mund ta beje cdo person me nje orgnizem te shendetshem dhe deshire per te eksploruar.
Per tu bere pjese e grupit kontaktoni AD Company Tourism
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania
Telephone:+355 4 222 02 69
Cel: +355 696005706/ 0682020092
Email: tourism@adcompany.al
Website: www.adcompany.al (http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.adcompany.al%2F&h=kAQGoP5o4AQG0yO3rELTFEMi6qoT1SPnMeeTgfZxw4Q3P3w&enc=AZN6qqi3DVaBvFihdst7ZVKr8Wav_1YGP-y3DrTwX-p2WkImFUX6loW0Uqylh2dFblRTrHpKVytUjvk2YHn3WywF36Ge yoY2ashsCPX86ENYIJoZA3-SibhHP5sFUaobN7-0gIAzzC1vDiK-jnnIqx6Ku9JY7YXiPm_5evuSb8fUV9rwpf3WARMcZVhMef9e2o cUYdLKgoTi--1-HKFF2TZ2&s=1)