PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Manaxher/Inxhinier Prokurimesh



VIBTIS
26.10.2016, 08:22
Vibtis shpk, është themeluar më 30 gusht 2010 dhe operon ne Shqiperi dhe Kosove.

Aktiviteti i kompanisë është i përqendruar kryesisht në: import - eksport të produkteve industriale ne fushen e Infrastruktures dhe Oil&Gas dhe shërbime të lidhura me konsulencë teknike.



Menaxher/Inxhinier Prokurimi. Kompania Vibtis www.vibtis.al (http://www.vibtis.al)

Përshkrimi:
Pozicioni: Menaxher/ Inxhinier Prokurimi
I raporton: Shefit të Departamentit të Blerjeve dhe Prokurimeve, Departamenti Infrastrukturë
Inxhinieri Prokurimit – është përgjegjës per manaxhimin e prokurimeve në disa aspekte.
Inxhinier i prokurimit ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet dhe pajisjet, dhe koordinon procesin e blerjes.
Pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, për vlerësimin teknik të projektit dhe materialeve dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare dhe teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë
1- Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompaninë.
2- Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit perkatës.
3- Të analizoj të dhenat teknike dhe kerkesat e pergjithshme dhe të vecanta të cdo tenderi/projekti per te evidentuar dhe qartesuar të dhënat.
4- Suport teknik ndaj furnitoreve me zberthimin teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për cdo material.
5- Analizimi i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh, certifikatat, testet, skedat teknike per te evidentuar konformitetin e tyre.
6- Menaxhimi i prioriteteve të shumta njekohesisht.
7- Pune ne ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti.
8- Analize cmimesh dhe kostosh per blerjet e mundeshme ( per projekt/tender). Dhe nje rekomandim për zevendesim produkti apo furnitori.
9- Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit te kostos për kompaninë.

Kualifikimet


Arsim i larte Diplome ne Fakultetin e Ekonomise/ Inxhinierise Ndertimi, Mekanike, Hidroteknike.
Eksperienca 2-3 vjecare në kete fushe.
Mosha 26 – 35 vjec.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad.


Aftësi dhe Cilësi:



Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese.
Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese.
Të jetë i aftë per të punuar në grup.


Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën info@vibtis.al brenda dates 07/11/2016


Kind regards
VIBTIS

Blv "Deshmoret e Kombit".Twin Towers,
Tower No:2 Floor 7/2, Tirana 1001, Albania
Tel/Fax: +355 4 2280 120
e-mail: info@vibtis.al ; web: www.vibtis.al (http://www.vibtis.al/)