PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje



Gema Distribution
24.10.2016, 08:56
Kompania "GEMA DISTRIBUTION" kërkon të punësojë në pozicionin:

Agjent Shitje ne terren - Lac,Lezhe,Burrel,Peshkopi

Departamenti Komercial


DETYRAT:


Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.



KËRKESAT:


Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të jetë i besueshëm,
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
Të jete i aftë të punojë në grup,
Të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
distributiongema@gmail.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Tetor 2016.


Cel. : 0682097577