PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Instalimi



ABCom HR
20.10.2016, 16:30
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Teknik Instalimi”, në qytetin e Tiranes.


Përgjegjësitë:



Instalimi i kabllit fundor
Instalimet ne shtepine e klientit
Konfigurimi dhe instalimi i modem-it dhe dekoderit
Riparim te linjave kryesore te shperndarjes


Profili:



Gjendje e mire fizike
Ne gjendje te punoje mbi shkalle qe jane deri ne 9m.Ne gjendje te punoje ne bodrume mbi tavane, taraca, ngushtica e terrene shume te veshtira
Eksperience ne instalimin e kabllove
Te jete i afte per perdorimin e veglave te punes
Eksperience ne berjen e konektoreve
Te kete arsimin e mesem
Te kete patente
Te zoteroje mjet qe mund ta vendose ne dispozicion te kompanise.




Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
CV do te pranohen deri në 30 tetor 2016


Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.