PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Juriste



Tirana Ring Center
25.10.2016, 11:46
"Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Juriste”

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Mbarëvajtja e gjithe proçedurave juridike te kompanise;
Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria;
Asiston ne ndjekjen e çeshtjeve gjyqesore;
Menaxhon, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve;
Mban të azhornuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit;
Hartim i Kontratave, Marrëveshjeve me objekte të ndryshme;
Përgatitja e dokumentacionit për tendera, në të cilat kompania merr pjesë;
Përgatitja e dokumentacionit dhe ndjekja procedurave për leje të ndryshme që i nevojiten kompanisë;
Kryerja e korrespodencës me institucionet perkatese, persona juridike etj;
Mbyll procedura të ndryshme për palë të treta me porosi të Administratorit ;

Kerkesat:

Te kete mbaruar studimet e larta per Drejtesi;
Te kete te pakten 3 vite eksperience pune te ngjashme;
Aftesi shume te mira komunikimi dhe pune ne grup;
Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Italiane dhe Angleze;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 31.10.2016.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 450 42 51