PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor shitjesh



Aurora Daka
02.03.2009, 12:26
Kompania jonë është një nga kompanitë distributore me zhvillimin më progresiv në Shqipëri.
Ne përvetësojmë rolin tonë si një kompani e përgjegjshme dhe veprojmë me integritet, respekt, besim dhe shpirt bashkëpunimi. Aktualisht ne kemi mundësi të hapura për karrierë në:

SUPERVIZOR SHITJESH

Kandidati i suksesshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

-Arsim i lartë (Preferohet Drejtim Ekonomik/ Financë/ Marketing)
-Aftësi të drejtojë në grup
-Përkushtim në realizimin e objektivave te kompanisë.
-Mundësi për të udhëtuar jashtë Tiranës
-Njohuri të mirëfilla kompjuterike (Ms Office, Internet etj)
-Zotërim në nivel të lartë të një gjuhe të huaj
-Minimumi 2 vjet eksperiencë pune në një pozicion të njëjtë. (Konsiderohet plus, eksperienca e punës në një kompani distribucioni artikujsh ushqimorë).

Kompania jonë ofron një punë sfiduese, mjedis dinamik dhe ndërkombëtar, trajnime të mëtejshme, automjet, telefon dhe mundësi të shkëlqyera për zhvillim në karrierë si dhe një pagesë konkurruese.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të strukturuar (me një foto të kohëve të fundit) , deri më 5 Mars 2009 me fax në numrin 047 800 071 ose me e-mail në adresën: dtsakas@brandnet.al.
(Do të kontaktohen vetëm kandidatët, që përmbushin kriteret e sipërpërmendura).