PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Vizitohen: Ljubjane – Bled – Munih – Paris – Venezia – Veron



Sole Travel & Tours
18.10.2016, 17:19
Udhetim 8 ditor: 22 – 29 Nentor 379 euro/personi
Vizitohen: Ljubjane – Bled – Munih – Paris – Venezia – Verona
Dita e Parë. Nisja në orën 04:00 nga Tirana tek Stadiumi Dinamo. Pas kryerjes së veprimeve doganore në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit drejt territorit kroat ku pergjate rruges do te pershkojme Rivieren e Malit të Zi. Pushime te shkurtra gjate rruges. Akomodohemi ne hotel ne Ljubjane.
Dita e Dytë. Mëngjesi në Hotel. Nje vizite e shkurter ne Ljubjane ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit drejt Liqenit te Bledit ku do te bejme nje vizite per rreth dy ore ku do te shijojme natyren fantastike qe ky destinacion ofron. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbrritja në Mynih. Sistemimi në Hotel. Vizite qytetit pergjate mbremjes.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive, Muzeu i Luvrit
Dita e Pestë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Panteoni, Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Sheshi Bastille, Opera, Tour Eiffel, Kisha St.Germain De Pres. Opsionale vizite ne parkun me te famshem te lojrave Disneyland.
Dita e Gjashtë. Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në Lucerne, në Zvicër. Mbërritje në Lucerne gjatë mesditës, ku do të qëndrojmë për rreth 2 orë për të bërë një vizitë të shkurtër dhe për të drekuar.Nisja per ne Milano. Akomodimi ne Hotel.
Dita e Shtatë. Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Verona. Mberritja ne Verona ku do te kemi mundesine te shohim Sheshin e Bashkise se qytetit,Amfiteatrin e famshem dhe te kulmojme viziten tone ne shtepine e mrekullueshme te Romeos dhe Zhuljetes.(ju sugjerojme te merrni nje dry me vehte qe sipas legjendes lidh ne menyre te pazgjidhshme dashurine mes partnereve).Nisja per Venecia ne qytetin qe qendron mbi uje. Pasi mberrijme ne Punta Sabbioni marrim tragetin ne drejtim te Venecias ku do te kemi mundesine te shohim uren e Psheretimave, pallatin e Dukles, katedralen dhe Sheshin qe mbajne te njejtin emer San Marko. Do te vizitojme rrugicat e famshme veneciane ku me e famshmja eshte Kale Albanezi, per ta mbyllur viziten tone ne Uren Rialto. Akomodimi ne hotel ne Postojna, Slloveni.
Dita e Tete. Mengjesi ne hotel.Nisja per ne Shqiperi. Pushime te shkrutra gjate rruges. Mberritja ne Tirane.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotele 3* dhe 4*
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
4. Udhëtimi dhe Hyrja në Disneyland. (Minimumi 15 persona për grup)
5.Bileta e tragetit Punta Sabbioni-Venecia-punta Sabbioni ( 19 Euro personi)
6.Siguracioni jetes ne udhetim ( i keshillushem )