PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik



GRAlbania2010
18.10.2016, 15:13
Njoftim për vend të lirë pune: Inxhinier Mekanik
Kompania GR Albania, Planning and Environmental Consulting, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë 3 (tre) inxhinierë mekanikë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti/aplikantja:
1. Të ketë mbaruar studimet në inxhinieri mekanike
2. Të ketë njohuri të avancuara në Autocad
3. Të njohë bazën e programeve të projektimit
4. Të ketë eksperiencë në projektim
5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
6. Të ketë aftësi organizimi dhe menaxheriale të projektit

Detyrat e punës që do të përmbushë:
1. Projektim mekanik, kryesisht projekte industriale
2. Përshtatje e projekteve të tjera teknike
3. Përgatitje e relacioneve mekanike dhe teknike
4. Prezantim të projekteve në PowerPoint

Të interesuarit të dërgojnë:
1. Curriculum vitae ku të theksojnë punën në planifikim
2. Letër motivimi
3. Portfolio me punët më të mira të realizuara

Aplikimet mund të dërgohen elektronike në adresën: planifikimi@gralbania.com
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

GR Albania ju uron sukses!