PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Auditues i Brendshem



Tirana Ring Center
12.12.2016, 09:19
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Auditues i Brendshem”

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore

Kontrollon dhe vlereson veprimtarite e njesive te kompanise si dhe punen individuale te punonjesve te shoqerise per te percaktuar perputhshmerine me rregulloret, standardet, procedurat dhe politikat e shoqerise.
Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshëm të shoqërive dhe siguron zgjidhjen e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për Planin Vjetor të Auditit;
Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura;
Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me manualin dhe Proceduren e Auditit;
Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin dhe përmirësimin e procedurave të departamentit te audituar;


Kualifikimet / Kërkesat

Te kete mbaruar arsimin e larte preferohet Fakulteti Ekonomik.
Te kete minimumi 3 vite eksperience pune te ngjashme.
Te jete njohes shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane.
Te kete aftesi shume te mira komunikimi.
Te jete afte per te punuar ne grup.



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 29.12.2016.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 450 42 51