PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Testues programesh



e2BWiseChannels
15.10.2016, 00:03
Hapësirë pune për testuesh programesh


Ne jemi në kërkim të testuesve të programeve, që mund të vlerësojnë dhe japin siguri se produktet dhe risitë e zhvilluara në to janë gati për të performuar dhe dhënë rezultatet e tyre në shërbim sipas pritshmërive të kërkuara në formimin e tyre.


Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës janë:


1. Projektimi i rasteve të pavarura testuese për secilin funksionalitet/program të ri të zhvilluar/në zhvillim.
2. Mundësimi i feedback-ut për zhvilluesit rreth strategjive të automatizuara testuese, korigjimin e projektimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve/programeve të rinj apo atyre në zhvillim.
3. Kryerjen e testeve të ngarkesës së sistemeve për produktet e zhvilluara.
4. Menaxhimin e projekteve testuese gjatë çdo faze zhvilluese, në përputhje me ciklin e jetës së zhvillimit të programeve.
5. Propozimin e përmirësimeve të funksionaliteteve, projektimeve dhe përdorshmërisë së programeve që zhvillohen.


Si rrjedhoje e këtyre përgjegjësive kërkohet angazhim i vazhdueshëm me ekipin për zgjidhjen e përbashkët të problemeve.

Kandidatët duhet të kenë njohuri/aftësi të mira në:


1. Analizimin e detajuar të problemeve dhe zgjidhjeve të tyre.
2. Kuptimin e plotë të ciklit zhvillues të programeve.
3. Testimin e programeve mobile, web apo të pavarur nga platformat.
4. Testimin e të dhënave të mëdha.
5. Testimin e elementëve të sigurisë, performancës apo paraqitjeve grafike të ndërfaqeve të përdoruesve.
6. Teknikat më të fundit të testimit të programeve.
7. Reagimin e shpejtë ndaj situatave problematike.
8. Ruajtjen e konfidencialitetit të punës.


Kërkesave të listuara u përgjigjemi me kushte pune shumë të mira.


Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet format pdf) në adresën recruits@bwise365.com.