PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Zhvillues IOS



e2BWiseChannels
14.10.2016, 23:25
Hapësirë pune për zhvillues IOS

Ne jemi në kërkim të zhvilluesve IOS që zotërojnë pasion për të zhvilluar teknologjitë mobile në limite dhe janë të disponueshëm për tu bashkuar me ekipin e talentuar të inxhinierëve tanë, për të projektuar dhe zhvilluar gjeneratën e radhës të programeve mobile të kompanisë tonë.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës janë:

1. Projektimi dhe zhvillimi i programeve të avancuar për platformën IOS.
2. Bashkëpunimi me anëtarët funksional të ekipit për të përcaktuar, projektuar dhe zhvilluar karakteristika të reja në programet tona.
3. Dhënia e kontributeve në korigjimin e gabimeve dhe përmirësimin e performancës së programeve funksional.
4. Zbulimi, vlerësimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja për të maksimizuar efiçencën e punës zhvilluese.
5. Sigurimi i performancës, cilësisë dhe reagimit më të mirë të mundshëm të programeve që zhvillohen.
6. Identifikimi i pengesave dhe të metave të programeve dhe gjetja e zgjidhjes për këto probleme.
7. Ruajtja e cilësisë dhe organizimit të kodit sipas standardeve bashkëkohore të teknologjive të përdorura.

Kandidatët duhet të kenë njohuri/aftësi të mira në:

1. Objective-C/Swift dhe Cocoa Touch.
2. Framework-et Core Data, Core Animation, Core Graphics dhe Core Text.
3. Libraritë dhe API-t mbështetëse (të palëve të treta) që ofrojnë lehtësi në zhvillimet e shërbimeve mobile të platformave IOS.
4. Karakteristikat e arkitekturave, trendeve dhe teknologjive zhvilluese të paisjeve mobile.
5. Ciklin e plotë të zhvillimit të programeve mobile.

Kërkesave të listuara u përgjigjemi me kushte pune shumë të mira.

Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet format pdf) në adresën recruits@bwise365.com.