PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Zhvillues .net



e2BWiseChannels
14.10.2016, 21:46
Hapësirë pune për zhvillues .net


Ne jemi në kërkim të zhvilluesve me përvojë të zotë në ndërtimin e aplikacioneve të zbatuar në teknologji .net (duke përfshirë shërbimet back-end si dhe homologët e tyre të front-end).


Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës janë:


1. Zhvillimi i kërkesave të reja në aplikacione funksional.
2. Hartimi dhe zhvillimi i aplikacioneve të rinj.
3. Koordinimi me pjesën tjetër të ekipit që punon në shtresa të ndryshme të infrastrukturës.


Si rrjedhoje e këtyre përgjegjësive kërkohet angazhim i vazhdueshëm me ekipin për zgjidhjen e përbashkët të problemeve.


Detyrat kryesore të pozicionit të punës janë:


1. Zhvillimi në aplikime funksionale i diagramave të aplikacioneve dhe rasteve të përdorimit.
2. Dizenjimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e kodit të ripërdorshëm, të besueshëm dhe efiçent.
3. Sigurimi i performancës, cilësisë dhe reagimit më të mirë të mundshëm të aplikacioneve që zhvillohen.
4. Identifikimi i pengesave dhe të metave të aplikacioneve dhe gjetja e zgjidhjes për këto probleme.
5. Ruajtja e cilësisë dhe organizimit të kodit sipas standardeve bashkëkohore të teknologjive të përdorura.


Kandidatët duhet të kenë njohuri/aftësi të mira në:


1. Teknologjitë .net, me baza të forta të ekosistemit të framework-ut dhe të gjuhës C#.
2. Teknologjitë client-side që përdoren në zhvillimin e aplikacioneve web (html, css, Bootstrap, javascript, JQuery, etj).
3. Teknologjive të bazave të të dhënave (parapëlqehet njohja e MS SQL).
4. Përdorimin e kodit ekzistues.
5. Riprodhimin e kodit.
6. Testimin e aplikacioneve.
7. Reagim të shpejtë ndaj situatave problematike.
8. Ruajtjen e konfidencialitetit të punës.


Kërkesave të listuara u përgjigjemi me kushte pune shumë të mira.


Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet format pdf) në adresën recruits@bwise365.com.