PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Web Designer



e2BWiseChannels
14.10.2016, 21:44
Ofrojmë mundësi punësimi për web designer me eksperiencë.


Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në krijimin e aplikacioneve web responsiv dhe me përmbajtje tërheqëse.


Pozicioni i punës kërkon njohje shumë të mirë të teknologjive web si HTML, CSS, JavaScript, dhe framework-eve jQuery, AJAX. Njohja e framework-eve AngularJS dhe Bootstrap përbën avantazh.


Pozicioni i punës kërkon ambjentim të shpejtë me projekte ekzistuese.


Disa nga detyrat kryesore janë:


1. Krijim i elementëve të ri grafik dhe funksionaliteteve të reja të përdoruesve.


2. Krijim kodi dhe librarish të ripërdorshme për zhvillime të mëtejshme.


3. Krijim i elementëve grafik me plotsueshmëri teknike sipas standardeve.


4. Përmirësimi i aplikacioneve për shpejtësi maksimale dhe lundrim sa më të kënaqshëm.


5. Bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit dhe palët e interesuara.


Kushtet e punës janë shumë të mira.


Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet format pdf) në adresën recruits@bwise365.com.