PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 3+1 Kati 4, 160 m² 1.200 Euro/m² (Rr."Emin Duraku" (Prane st. "Dinamo"))



homedeal.albania
09.01.2017, 16:34
Zona/Rruga : Rr."Emin Duraku" (Prane st. "Dinamo")

Shitet Apartament
Apartamenti me sipërfaqe 160 m2, i cili ndodhet në adresën: Rr. Emin Duraku, pall. 10/B, ap. 5, kati i katërt. Apartamenti përbëhet nga 3 dhoma gjumi,një kuzhinë, dy tualete dhe dy ballkone.
Përshkrim i detajuar:
• Vendndodhja
Apartamenti ndodhet pranë st.Dinamo, në kufi me zonën e Bllokut, rreth 1 km nga Qëndra e qytetit dhe rreth 1.5 km nga Parku i Liqenit Hapësirat dhe shërbimet në interes të zonës janë rikonstruktur rishtas. Rrugët kryesore, rrugët lidhëse, trotuarët, kanalizimet e ndryshme, etj janë të rikonstruktuara dhe të sistemuara. Zona përreth ka disa sipërfaqe të gjelbëruara.
• Organizimi i sipërfaqeve të brendshme
Apartamenti ndodhet në katin e katërt të pallatit. Në çdo kat ndodhen 2 apartamente. Lartësia e apartamentit është rreth 3m. Hyrja në apartament bëhet me shkallë, të cilat ndriçohen në mënyrë natyrale. Orientimi i dritareve të katër dhomave janë në drejtimin lindje dhe perëndim. Ambjenti i ndënjes dhe dy dhomat e fjetjes kanë dalje në ballkon. Dy ballkonet shtrihen në të gjithë gjerësinë e dhomave.
Konstruksioni i pallatit dhe lartësia e dhomave krijojnë mundësi për modifikime sipas interesit të klientit.
• Aksesueshmëria
Apartamenti ndodhet në një pozicion të përshtatshëm, i cili krijon mundësinë si për lëvizjen me transport publik ashtu dhe për lëvizje me këmbë. Ai ndodhet pranë linjave të transportit (Linja e Tiranës së Re dhe Linja e Unazës). Çerdhet, kopshtet për fëmijë, shkollat e niveleve të ndryshme, qëndra shëndetësore etj, janë shumë pranë vendndodhjes së apartamentit.
Prona e pajisur me Hipoteke.
Cmimi 1200€/m²

Cel. : 0699947554