PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Veteriner



Pets&Partners
11.10.2016, 10:06
Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës është qëndra e parë private në cilësinë e një spitali të kompletuar me të gjitha aparaturat bashkëkohore të mjekësisë veterinare, hotel, qendër trajnimi dhe salon bukurie për kafshët e shoqërimit. Ky kompleks veterinar i përbërë nga mjekë veteriner të huaj dhe shqiptarë ofron shërbime veterinare dhe kryen kirurgji të ralla tek kafshët e shoqërimit. Mundësi e hapur për t’u bërë Drejtues i Klinikës.
Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës pjesë e Kompanisë “Pets & Partners shpk.” Kërkon të punësojë një mjek veteriner me kohë të plotë:
Detyrat dhe përgjegjësitë e mjekut veteriner do të jenë:


Të punojë së bashku dhe nëndrejtimin e shefit të klinikës;
Në mënyrë periodike cdo ditë, të kryejë vizitat e pacientëve në reanimacion dhe të mysafirëve në Hotelin e kafshëve. Ky inspektim nën kupton kontrollin dhe ndjekjen e trajtimit mjekësor të gjëndjes shëndetësore të kafshëve të reanimuara; inspektimin e pastrimit dhe higjenës së pacientëve dhe të Kompleksit Veterinar;
Të monitorojë sipas programit ditor kafshët në Hotel;
Të pranojë dhe trajtojë klientë (së bashku me ekipin veterinar dhe veterinerët primarë);
Të marrë pjesë active në operacione dhe ndërhyrje kirurgjikale sipas kërkesës së veterinerit primar;
Të jetë i/e gatshëm të punojë me orar të zgjatur dhe të pranojë urgjenca;
Të kryejë detyra të tjera në farmacinë veterinare, pet shop dhenë sallonin e bukurisë;
Të jetë i/e hapur për të mësuar dhe për të investuar në ngritjen e profesionalizmit të vet dhe të jetë i/e vendosur të ketë një karierrë të qëndrueshme në mjekësinë veterinare klinike.


Arsimi, Kualifikimet dhe aftësitë e mjekut veteriner pranë Spitalit Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës:



Arsim i lartë, i/e diplomuar në degën e mjekësisë veterinare;
Të ketë të paktën 2 vjet experience pune në fushën e veterinaries klinike ose të ketë punuar si prakticien për kafshët e shoqërimit;
Të zotërojë shumë mire gjuhën angleze në të folur dhe duke qenë se do të punojë në një ambient me të huaj duhet të ketë komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë;
Të jetë i/e prezantueshëm/me dhe të jetë komunikues/e me njerëzit;
Të dijë të punojë në grup dhe të ketë harmoni me punonjësit e tjerë;
Të punojë me orë të zgjatura në rast nevoje dhe urgjencash;
Të dijë të përdorë kompjuterin dhe internetin.


Dergoni CV-ne tuaj ne adresen: marketing@petsandpartners.al
Cel. : 0674048804