PDA

View Full Version : Tirane, oferte City-tour Gjermani munich 4 dite 493 Euro



Fioritravel Agjensia
10.10.2016, 14:14
*MUNICH*
Nisje 25 Nentor – 4 dite
493 € personi !
Akomodimi:
Hotel 4* (Bed & Breakfast)

Dita 01: Tirane - Munich

Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi direkt Tirane - Ljubljane - Munich.

Munich, kryeqyteti i Bavarise, landi me i madh ne Gjermani, mbetet nje atraksion turistik, per cdo tip udhetuesi apo qellim udhetimi. Qyteti i njohur per shume evente si “Octoberfest” apo per birrarite e famshme si “Hofbrauhaus”, e ndertuar ne vitin 1589 e vazhdon te sherbeje edhe ne ditet e sotme me te njejtin sukses. Pjesa e qytetit te vjeter, arkitektura si dhe disa atraksione te tjera historike apo muzete moderne, birrarite bejne qe cdo dite e kaluar ne kete qytet te mbetet nje kujtim i mrekullueshem udhetimi. Pas mberritjes ne Munich, takimi me partneret tane dhe guiden lokale. Riprezantim i programit qe do kemi ne ditet ne vijim.

Akomodimi ne hotel.

Dita 02: Munich (City Tour)

07:00 – 09:00 Mengjesi ne Hotel

09:00 – 13:00 City Tour - Munich
I shkaterruar plotesisht pas luftes se dyte Boterore, tashme Munich eshte nje nga qytetet me infrastrukture te zhvilluar. Ne prag te luftes, ishte e qarte qe Munich dhe arti i perkryer i tij nuk mund te mbijetonin asaj qe pritej. Te gjithe objektet me me vlere duke filluar nga muzete u mbyllen qe ne vitin 1939 dhe prej asaj kohe u trasferuan ne vende te tjera sekrete. Sidoqofte Hilteri druhej qe pjesa me e madhe e artit dhe arkitetktures duke filluar nga kishat dhe ndertesat publike ishin te cenueshme. Per kete qellim u vendos te fotografohej cdo ndertese ne qytet. Ne Prill te vitit 1945 bombardimet shkaterruan pjesen me te madhe te qendres historike. Gjithcka qe verehet e vizitohet sot ne qendren historike eshte rezultat i restaurimeve apo ndertimeve mbeshtetur ne fotografite e bera nga periudha e Nazizmit.

Pikat kryesore turistike:
Residence Palace ne Munich – (Vizite ne ambientet e brendshme) e cila ka sherbyer si vendqendrim i qeverise se Dukes se Bavarise, te zgjedhurve dhe Mbreterve nga viti 1508 – 1918. Nga nje keshtjelle ne vitin 1385 ne periferine e qytetit ajo u trasformua nder shekuj ne nje Pallat te mrekullueshem rezidencial.
Me pas do te vazhdojme city tour me Frauenkirche e cila eshte kisha kryesore ne qytetin Bavarian te Munich e cila sherben si Katedrale per Kryepeshkopin e Munich e konstruktuar ne vitin 1494 ne stilin Gothic. Ajo konsiderohet si simboli i qytetit dhe sherben si pike referimi pasi “Kembanat e Kishes” jane te dukshme nga distanca te largeta.
Ne sheshin kryesor te qytetit “Marienplatz” ndodhet edhe New Town Hall – Bashkia e qytetit. Aty jane vendosur zyrat e Qeverise, Keshillit te qytetit dhe administrata e Partive me te medha. Ajo ka nje siperfaqe prej 9159 m2 dhe eshte e perbere nga 400 dhoma.
Pjese e ketij city tour do te jene edhe tre Portat e Qytetit: “Isartor” / “Sendlinger Tor” / “Karlstor”, te cilat jane ndertuar gjate shekullit XII – XIII, qellimi i tyre ishte qe te mbronin qytetin. “Odeonsplatz” i cili eshte sheshi me i madh ne qender te qytetit, ku jane Salla e Koncerteve “Odeon”, “Maximilianstrasse” e cila eshte nje nga 4 rruget Mbreterore ne Munich, e cila fillon ne Sheshin “Max-Joseph” ku eshte vensodur gjithashtu dhe Residence Palace dhe Teatri Kombetar.

Çfare mund te vizitoni tjetër?
Galerite e Arteve si: “Alte and Neue Pinakothek” dhe “Pinakothek of Modern Art”, Qendren Olimpike, BMW Museum, BMW World, English Garden, Nymphenburg Palace.


Dita 03: Munich (Tour Opsional Extra Pagese – Neuschwanstein Castle)

Tour opsional – Extra Pagese – Keshtjella e famshme NEUSCHWANSTEIN

Mengjesi ne hotel.
Ora 09:00 nisja me autobuz per ne Keshtjellen Neuschwanstein e cila ndodhet ne ultesiren e Alpeve Bavareze ne afersi te Fussen-it. Udhetimi zgjat afersisht 2 ore dhe ofron pamje panoramike te mrekullueshme. Keshtjella, e cila eshte atraksioni turisktik me i njohur ne Munich, eshte ndertuar ne shekullin XIX, me kerkese te Mbretit “Ludwig II” i Bavarise, ne shenje nderimi per kompozitorin “Richard Wanger”. “Ludwig II” harxhoi jo vetem te gjithe pasurine e tij per ndertimin e keshtjelles por perdori edhe fondet publike per kete qellim. Stili arkitekturor i perdorur, ndertimi mbi koder qe ofron pamje fantastike te gjithe ultesires se Alpeve Bavareze, bejne qe kjo keshtjelle perrallore te jete nje nga pikat turistike me te kerkuara.
Sot ajo eshte vizituar nga me shume se 61 Milion turiste duke arritur deri ne 6000 turiste ne dite.

Turi prej 10 oresh perfshin: Udhetimin me autobuz komod, guiden lokale gjate gjithe dites, bileten e hyrjes ne keshtjelle dhe eksplorim te zones dhe pikave turistike perreth.
(75 Euro Personi / minimum 20 Persona).


Dita 04: Munich - Tirane

07:00 - 09:00 Mengjesi ne hotel

Kohe e lire ne dispozicion.
12:00 Check out nga Hoteli dhe i drejtohemi aeroportit te Munich per Fluturimit drejt Tiranes.

JP 713 28NOV MUCTIA HN30 1600 1735

Fundi i sherbimit tone.

Te Perfshira:
Udhetimi me Avion - Adria Airways: Tirane - Munich - Tirane
Akomodimi ne hotel 4* me mengjes te perfshire
Transfertat si ne Program
City Tour ne Munich
Guide Profesionale

Cel. : 0424510579