PDA

View Full Version : Tirane, oferte City-tour France Paris 7 dite 347 Euro



Fioritravel Agjensia
10.10.2016, 12:12
Udhetim ne Paris !! 347 / personi per 7 dite.
19-25 Tetor

France
Dita e Parë, 19 Tetor 2016: Nisja në orën 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Dubrovnik për 2 orë, ku do të vizitohet Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të saj. Vazhdimi i udhetimit për në Zadar. Mbërritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 20 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 21 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 22 tetor 2016 : Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Pestë, 23 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Gjashtë, 24 Tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Parisi në mëngjes herët për në qytetin e Gjenevës, në Zvicër. Në mesdrekë kohë për të drekuar në kufirinin Franko-Zviceran. Mbërritje në Gjenevë gjatë drekës, ku do të vizitojmë për 1h 30' Muzeun Arianne, muzeu i vetëm i qeramikës dhe i qelqit ne Zvicer. Do të shikojmë Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Gjatë pasdites nisje për në Milano ku do të shikohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, akomodim dhe sistemimi në hotel në Milano.

Dita e Shtatë, 25 tetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes nga Milano për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Per cdo kerkese ose informacion mos hezitoni te na kontaktoni.
Fiori Travel & Tours
Rr: Mine Peza (perballe tavernes Tafaj)
Tirana-Albania
Mob +355695426258;
Tel /Fax 04/4510579
e-mail fioritravel@hotmail.com
FB.Fioritravel Agjensia
Page. Fiori Travel & Tours
Web. www.fioritravel.al (http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.fioritravel.al%2F&h=iAQErWCFC&enc=AZNosNcUdLLt0JkKrMmouUg4aDgvP0wAEN8boFl_ZZRBS0 XRWsUgW98fFt94uqUqCXiTZkIJ2Pk9G1nBRlX6sFTnq7PN8evJ _tbww78fnEuYplAwqplXdn9wAt696tiUaiiG4-Hzefp18OaG_OVFsMkR&s=1)
— at Fiori Travel & Tours (https://www.facebook.com/Fiori-Travel-Tours-208204869202471/).


Cel. : 0424510579