PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes per Sigurine e Informacionit



Plus Communication
12.10.2016, 09:43
Titulli i punes: Përgjegjës/e për Sigurinë e Informacionit

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:



Të garantojë sigurinë e sistemeve të informacionit, aplikacioneve dhe të dhënave në Plus Communication.
Të hartojë politikat e sigurisë, procedurat dhe udhëzimet për të garantuar sigurinë e informacionit në mënyrë të vazhdueshme.
Të kryejë vlerësimin e riskut për të gjitha sistemet e teknologjisë së informacionit.
Të propozojë zgjidhje teknike për të minimizuar risqet në aplikacionet që përdoren në kompani dhe të dhënat e kompanisë.
Të kryejë vlerësimin e sigurisë së aplikacioneve dhe të arkitekturës së rrjetit.
Të kryejë kontroll të zbatimit të politikave dhe procedurave të sigurisë së informacionit.
Të sigurojë ndihmë dhe ekspertizë në rastet e problemeve me sigurinë e informacionit ku përfshihen shkelje të sigurisë nga punonjës, sulmet e hacker-ave dhe viruset.
Ndihmon në hetimin e rasteve te thyerjes së sigurisë, shkeljeve të politikave dhe incidente të tjera që lidhen me sigurinë e informacionit.
Të monitorojë raportet dhe listat e furnitorëve dhe palëve të treta dhe të garantojë zgjidhje për të parandaluar problemet me sigurinë e informacionit në sistemet e PLUS.
Të kryejë detyra të tjera sic i caktohen nga supervizori direkt.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë universitare në Telekomunikacion ose Shkenca Kompjuterike.
Njohuri shumë të mira të standardit ISO27000.
Të ketë njohuri shumë të mira në ofrimin e zgjidhjeve teknike për sisteme IT.
Eksperienca të meparshme në fushën e sigurisë së sistemeve dhe të informacionit përbëjnë avantazh.
Njohuri të sistemeve operative, programeve kompjuterike, principeve dhe procedurave të sistemeve të informacionit.
Të ketë eksperiencë të mëparshme pune me nënkontraktore, furnitorë dhe klientë;
Aftësi të theksuara për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në mënyrë efektive.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të jetë fleksibël dhe të dijë të ruajë konfidencialitetin, të ketë aftësi per të punuar në skuadër.



Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 13 Tetor 2016.