PDA

View Full Version : oferte Valbone me Traget 59€/theth 49 Euro



AD company
04.10.2016, 17:13
VALBONE - Liqeni i Komanit me Traget 8-9 tetor 59€ all included 2 ditë magjike⛴

THETH (https://www.facebook.com/hashtag/theth?source=feed_text&story_id=1133145850098004) 8-9 tetor 49€
aty ku bukuritë nuk kanë të mbaruar 🏖
Shijoni #Zemrën_e_Alpeve (https://www.facebook.com/hashtag/zemr%C3%ABn_e_alpeve?source=feed_text&story_id=1133145850098004)
Vizitohen: Koman, Valbonë, Prizren, Lidhja Prizrenit etj... Të përfshira : Transporti Sprinter Komod AC20 vendesh (Tiranë-Valbonë-Kosovë-Tiranë), bileta e tragetit, ushqimi (1 mëngjes, 1 drekë, 1 darkë) dhe guida(shoqëruesi i grupit). Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në Veri-Perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolor fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe dhe pafundësie.
➡️PROGRAMI 1
️⃣Dita 1 ▶️Aventura jonë fillon në orën 05:00 të mëngjesit. Pasi jemi përgatitur të gjithë është moment ku duhet të nisemi drejt Komanit të magjishëm. Ndalesa jonë e parë do të jetë 15 minuta për një kafe të shpejtë përgjatë udhëtimit. Rreth orës 09:00 jemi në Koman duke pritur me padurim momentin e nisjes me TRAGET i cili në orën 09:00 ka dhe nisjen e tij. Përmes malesh dhe pyjesh do të vazhdojë udhëtimi në liqenin e Komanit. Duke shijuar çdo bukuri përrallore aty dhe dëshiruar që ai udhëtim mos mbaroj kurrë por të zgjasë akoma edhe më shumë për ta përjetuar çdo sekondë. Rreth orës 12:30 jemi në Fierzë nga ku do të marrim përsëri furgonat tanë dhe nisemi për në Valbonë. Pas një orë e gjysëm udhëtimi mbërrijmë në mrekullinë e quajtur Valbonë ku na pret dreka me ushqimin e shijshëm të zonës. Pas një dreke të shijuar më së miri pushojmë pak dhe përgatitemi për të vizituar fshatin dhe bukuritë e tij si: liqeni i Xhemes, mulliri i vjeter, pylli pranë liqenit, qendra e fshatit, shkolla, pa harruar të përmendim lumin e tij, etj. Pasi kemi hulumtuar pjesën më të mirë të tyre kthehemi tek vendi i qëndrimit për një pushim më të gjatë çlodhës. Ora 20:30 - 21:00 është koha e konsumimit të darkës dhe mbas saj: lojra, animacione, zjarr dhe shumë kënaqësi.
2️⃣Dita 2 ▶️Mbas një gjumi të qetë dhe të ëmbël mes oksigjenit është koha për tu zgjuar. Në orën 08:10 konsumohet mëngjesi me produkte bio të zonës. Ora 09:00-09:15 nisemi drejt Ujëvarës për ta parë nga lart gjithë mrekullitë e zonës. Shtegu përgjatë kohës që arrijmë tek Ujëvara është nën hijen e pemëve të larta mahnitëse të Ahut ku do na i bëjë më të këndshëm marshimin tonë. Pasi kemi mbërritur një pushim 30 minuta dhe kthehemi përsëri tek vendqëndrimi jonë. Rreth orës 13:00 jemi tek Fusha e Gjesë dhe përgatitemi për në një tjetër distinacion KOSOVA, ku do të vizitojmë Prizrenin dhe vendin që e bëri aq të njohur atë "Lidhja e Prizrenit". Mbas vizitës së destinacioneve përkatëse do të jetë kohë e lirë për konsumimin e drekës(sipas deshirës). Rreth orës 17:30 nisemi për në Tiranë. Mbërritja 20:30-21:00 të gjithë të kënaqur dhe me përshtypjet më të mira nga udhëtimi jonë.
📍INTENERARI 1:Nisja nga Tirana Ora 05:00 2:Vendi i takimit, (nisja) kafe Flora 3:Marshimi 2-3 ore 4:Pjesëmarrja 15-20 Persona 5:Çmimi 59 Euro/Personi 6:Të përfshira: Transporti (Tiranë-Valbonë-Kosovë-Tiranë), fjeta në Valbonë tek Hotel Fusha e Gjesë, bileta e tragetit, ushqimi(1 mëngjes, 1 drekë, 1 darkë), guida(shoqëruesi i grupit). 7:Çfarë duhet të keni me vete ose kriteret që të bëheni pjesë e MY ALBANIA: sugjerojmë veshje sportive, këpuce për hiking ose atlete, çantë shpine, shishe uji 1 Litër, rroba pambuku për ndërresë, krem dielli, syze dielli, elektrik koke ose dore, fruta të thata, çokollata dhe sa më shumë energjikë si ju dini te jeni. 8:Shkalla e vështirësisë 1 Niveli i lehtë që mund ta bëjë çdo person me një organizëm të shëndetshëm dhe dëshirë për të eksploruar. Për tu bërë pjesë e grupit kontaktoni
AD Company Tourism
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania
Telephone:+355 4 222 02 69
Cel: +355 696005706/ 0682020092
Email: tourism@adcompany.al
Website: www.adcompany.al (http://www.adcompany.al/)