PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Stamboll me avion, Hotel 5*, 13 Tetor, 4 dite, €260 (mengjes



Sole Travel & Tours
03.10.2016, 16:27
INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
Datat e tjera te nisjeve:
►13, 20, 27 Tetor dhe çdo te enjte ne vazhdim.
► Per FESTAT E NENTORIT, nisja 26 Nentor ora 5:20 ne mengjes, kthimi 29 Nentor 20:45.



Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll ne oren 15:15. Mbërritja në Aeroport ne ora 17.25. Transferta nga aeroporti në hotel Akgun 5 yje dhe sistemimi dhe darka në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Sarajet e Topkapise (hyrja opsionale me pagese ekstra 12 Euro), Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Vizitë në Taksim dhe në Galeri. Vizite te Kodra e te Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Darka ne Hotel. Opsionale, me pagesë 15 euro shtesë, mbrëmje ne Harem me një pije te perfshirë.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizite tek Xhamia Blu, Bazilika e famshme Shën Sofias(hyrja 12 euro), ne Aquariumin e Stambollit(hyrja 15 euro), tek Kulla Leander që nga periudha mesjetare bizantine, shtrirë në një ishull të vogël të vendosur në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit 200 m nga bregu. Ne fund kohe e lire per shopping ne Kapali Carsi (Grand bazaar). Darka ne hotel. Pas darkes shetitje opsionale ne pjesen Aziatike me 5 euro per person vajtje ardhje me nje prej metrove nenujore per te pare Kullen e Vashes.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transferta me autobus për në Aeroport.
Kthimi eshte ne ora 09:45.
Mbërritja në aeroportin e Rinasit.

Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel Akgun me 5 yje në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
- Perdorimi i Sauna, Hamam dhe pishines ne hotel ne keto orare : 10:00 -21:00
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
-Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë..
.