PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor/Drejtoresh shitjesh



Usluga Group
11.10.2016, 11:29
Kerkojme te punesojme drejtor ose drejtoreshe shitjesh.

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori I Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
· Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
· Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të së synuar;
· Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
· Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
· Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
· Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
· Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
· Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
· Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte;

Aftësi:

· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
· I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
· Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
· Pozitiv dhe entuziast;
· I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë leje drejtimi;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;