PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zhvillimit të Sistemeve



NOA sha
01.11.2016, 09:36
Qëllimi i punës:

Zhvillon dhe implementon aplikacionet software, ndërfaqet e sistemeve dhe shërbimeve të tjera që përmirësojnë produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit. Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime teknike dhe aplikon ndryshimet në platformat ekzistuese duke punuar individualisht ose si pjesë e një ekipi. Identifikon dhe riparon gabimet e sistemeve duke siguruar aplikacione pa probleme dhe me performancë optimale.

Përgjegjësitë kryesore:


Projekton bazat e të dhënave, aplikacionet software dhe ndërfaqet midis sistemeve duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi dhe mjete të zhvillimit të platformave.
Përkthen kërkesat e biznesit në kod programesh të shfrytëzueshme duke analizuar nevojat e klientëve dhe ndërthurjen e proceseve për të dizenjuar sisteme informacioni që përmbushin kerkesat.
Analizon, përcakton dhe përgatit specifikimet teknike dhe kërkesat e aplikacioneve software ndaj të dhënave, hapave të punës, proceseve logjike, ndërfaqeve dhe rezultateve.
Ndërton aplikacione software dhe baza të ndryshme të dhënash, procese të reja pune, versione për regjistrimin e të dhënave, ndërfaqe të sistemeve dhe përdoruesve, mjete për vlefshmërinë e të dhënave dhe raporte të ndryshme.
Teston aplikacionet software, siguron që kodi i shkruar është i saktë, përdor shembuj të dhënash për të kontrolluar informacionin e gjeneruar nga programi, shqyrton dhe rregullon gabimet, riekzekuton programin derisa të arrihen rezultatet e pritura.
Dokumenton logjikën dhe kodin e shkruar të zhvillimeve, testimet, ndryshimet dhe korrigjimet duke siguruar që përdoruesit e tjerë të diagnostifikojnë dhe rregullojnë lehtësisht problemet në të ardhmen si dhe të kryejnë mirëmbajtjen përkatëse.
Analizon dhe zgjidh çështjet e raportuara të integritetit dhe performancës, bllokimet, replikimin e problemeve, konektivitetin dhe çështjet e sigurisë së sistemeve dhe bazave të të dhënave.
Ndërton dhe përditëson raporte në platforma të ndryshme sipas nevojave të biznesit dhe skemës së dakorduar të raportimit duke siguruar saktësinë dhe cilësinë e të dhënave.


Kërkesat kryesore:


Diplomë universitare në shkenca kompjuterike apo degë të ngjashme.
Minimumi 1 vit eksperiencë në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve web.
Aftësi Teknike - Sistemet e operimit Windows, Linux, Android. Bazat e të dhënave relacionale SQL Server, Oracle, MySQL, PostgreSQL dhe jBase. Teknikat e grumbullimit, përpunimit, ekstraktimit dhe raportimit të informacionit (DWH, ETL, SSIS, SSRS, Crystal Reports). Gjuhët e programimit Java, .NET, PHP (HTML/XML), jQL, Python. Shërbimet IIS, Apache, Jetty dhe FTP.
Zotërimi i çertifikatave të Microsoft Certified Solutions Developer; jBase Programming
Aftësi në analizë procesesh dhe kontrollesh të të dhënave
Aftësi të treguara në menaxhimin eficent të prioriteve të shumëanshme
Aftësi shumë të mira në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 07 nentor 2016.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për t’u ftuar në fazat e tjera të procesit të rekrutimit.