PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Paris dhe Disneyland me avion, 5 dite, €449



Sole Travel & Tours
29.09.2016, 19:11
Paris dhe Disneyland me avion, 5 dite, €449
Datat e nisjeve :
- 18 Tetor 2016


Dita e pare:
Ora 8.30 Grumbullimi dhe paraqitja e grupi tek perfaqesuesi i Kalemi Travel ne aeroportin Nene Tereza Rinas.
Ora 10.25 Nisja nga aeroporti Nene Tereza dhe mberritja ne Paris ne ora 13.15.
Transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel. Pasdite e lire ose te shoqeruar nga guida dalje me metro.
Dita e dyte Paris ( City Tour )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 City Tour Paris me autobuz
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
15:00 – 19:00 Udhetim me anije ne Sene dhe vazhdimi i vizitave ne kembe dhe metro.
Ne programin e City Tour perfshihet: Shetitorja e Champ Elysee – eshte nje nga rruget me te famshme ne bote, ne te cilen gjenden disa nga monumentet kryesore te Parisit si Harku i Triumfit apo Sheshi Concorde. Sipas shume pershkrimeve ajo konsiderohet si “La plus belle avenue du monde”. Harku i Triumfit – ndertimi i tij u urdherua nga Napoleoni ne vitin 1806 per te nderuar te renet ne luftrat e Revolucionit. Emrat e 128 betejave te Republikes se Pare Franceze dhe Perandorise se Napoleonit jane te shkruajtuara ne muret e bardha te harkut se bashku me emrat e gjeneraleve qe moren pjese ne to. Katedralja Notre Dame – gjendet ne pjesen lindore te Il de la Cite. Ajo konsiderohet si nje nga shembujt me tipik te arkitektures gotike franceze si dhe si nje nga katedralet me te njohura ne bote. Turi yne do te vazhdoje me vizita panoramike te Kulles Eiffel, Pallatit Mbreteror, Piaca qendore te L’Opera, Piaca Vendome, Panteon.
Tour Opsional Extra Pagese – Shetitje me anije (Bateaux Mouches – anije miza) Per ta pare nga nje tjeter kendveshtrim Parisin duhet te beni nje udhetim me varke ne Sene. Kjo do t’iu jap mundesine te shijoni çdo pjese te arkitektures pariziene e te lagjeve me te famshme te tij. Te njohura nga vendasit si “Anije Miza” ato ofrojne eskursione me anije te hapura nga ku mund te shijohen pamjet e Parisit.
Ne mbremje, kthimi ne hotel me metro.

Dita e trete Paris – Vizite ne Louvre, Sacre Coeur dhe La Defense
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 Vizite me autobus ne Kopshtet e Luxemburgut, Hotel de Ville, Louvre, Sacre Coeur
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
15:00 – 19:00 La Defense
Sacre Coeur – eshte nje bazilike kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit e ndertuar pas vitit 1873. Ajo eshte ndertuar ne kodren e famshme te Montmartre, pika me e larte e qytetit. Disa rrugica me larg nga kjo bazilike, eshte Place du Tertre, kujtim i kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit te 20, ku pervec piktoreve te varfer ka jetuar dhe i famshmi Pablo Picaso.
Vizite ne Muzeun Louvre ( Extra Pagese ), Program Opsional Extra Pagese – Louvre Programi yne vazhdon me viziten e Louvrit ku do te keni mundesi te vizitoni nje nga muzete me te medhenj te botes. Gjate vizites do te degjojme nje pershkrim historik te legjendes se ndertimit te muzeut, ne te cilin gjendet nje nderthurje fantastike e stilit rilindas te ndertimit, me orientim italian dhe dekorim francez. Me pas nen drejtimin e hollesishem te guides profesionale pariziene dhe guides sone shqiptare kalohet ne pavionet e punimeve italiane, franceze, ne Grande Galerie ku do te shohim edhe pikturen e famshme te Monalizes, duke krijuar nje ide të qartë te zhvillimit historik të artit perendimor.
La Defense – Parisi eshte parajsa e shoping-ut. Per te bere blerje te mira gjate qendrimit ne Paris do te vizitojme lagjen La Defense (me metro) ,qe njihet si Nju Jorku francez, dhe qe mban nje nga qendrat tregtare me te medha nentokesore ne bote. Mbremje e lire. Kthimi ne hotel.

Dita e Katert
09.00 Pas mengjesit, vizite e plote me autobus ne Pallatin e Versajes, kopshteve. (Pagese extra)
Me tej do te vazhdojme duke vizituar lagjen Les Halle, qendren Georges Pompidou, lagjen e cifuteve.
Ne darke vizite ne boulevardin e njohur Champs Elysees, apo galerie la fayette (me metro).
Te interesuarit, mund te kalojne diten e katert ne Disneyland. Vajtja per ne Disneyland me tren.
Dita e Peste

Pas mengjesit kohe e lire. Nisja me autobuz nga Hoteli 14.00
Fluturimi me avion nga Parisi 16.30. Mberitja ne Tirane 19.10
Fundi i Sherbimit tone!
Ture opsionale
(rezervimi i ketyre tureve keshillohet te behet prane zyres, ne te kundert mund te perballeni me rradhe te gjata)


Muzeu i Luvrit – 15 euro/person
Pallati i Versajes – 15 euro/person
Kopshtet e Versajes – 9 euro/person

SHENIM:
Cmimet nuk jane fikse, mund te ndryshojne ne periudha te caktuara.
Ne cmim perfshihet:


Fluturimi direkt me Transavia Airlines.
Akomodimi ne hotel 3* me mengjes.
City Tour Paris.
Vizitat sipas programit.
Transfertat si ne program.
Guide Profesionale

SHENIM:
Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne 10 kg per person, me permasa 55x40x25.
Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj).
Shtesa per bagazh stive deri ne 15 kg eshte 50 euro per 1 bagazh. Ne bagazhin e stives lejohen lengjet te madhesive te ndryshme.
Ne cmim nuk perfshihet:


Lundrimi me anije. (14 euro/person).
Transporti me autobus jashte programit.
Hyrjet ne monumente dhe muzeume.
Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.

Femijet:


0-1.9 vjec paguajne vetem 40 Euro;
2-11.9 vjec, perfitojne 50 Euro zbritje;
12 e lart vjec paguan si i rritur.
nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.