PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Arabia Saudite DUBAI* 699 € Nisje 26 Tetor - 5 dite GRUP I KONFIRMUAR



Sole Travel & Tours
27.09.2016, 11:55
Tirane – Beograd – Abu Dhabi


Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi per ne Abu Dhabi me AIR SERBIA.


JU 213 26OCT TIABEG 1500 1615
JU 800 26OCT BEGAUH 2340 0655+1


Gjate kohes se tranzitit do te zhvillojme City Tour Beograd. Fillimisht do te ndalemi ne Beogradin e Ri, dhe pastaj do te kalojme lumin Sava per te pare Muzeun “25 Maji”, stadiumet “Partizani” dhe “Ylli i Kuq”, tempullin e Shen Saves, Sheshin Slavia, rrugen Kneza Milosa, Parlamentin, Pallatete e Reja dhe te Vjetra Mbreterore, Sheshin Terazije, Sheshin e Republikes, Teatrin Kombetar dhe Muzeun Kombetar.
Ne Sheshin Studenti e leme autobuzin per te vizituar me kembe Varrin e Sheikut Mustafa, Xhamine Bajrakli, Kalane e Beogradit qe ndodhen ne vendin ku bashkohen lumenjte Sava dhe Danubi. Kalaja eshte vendi ku mund te shihet e shkuara me e larget, aty ku Beogradi ka fillimet.
Pastaj vazhdojme shetitjen drejt Parkut Kalemegdan dhe shetitores per kembesore Knez Mihailova.


Kthimi ne aeroport dhe nisja per Abu Dhabi.
Mberritja ne Abu Dhabi mengjesin e dites tjeter dhe transferta per ne Dubai


Dita 02:
Dubai


Pasi arrijme ne Aeroportin e Abu Dhabit do te vazhdojme transferten per ne Dubai. Akomodim ne hotel.


Tour Opsional Ekstra Pagese - Jeep Safari ne Shkretetire me darke
(45 Euro PP - Min 20 Persona)


Paradite - Kohe e lire per plazh
15:00 – 21:00 Jeep Safari
Programi yne do te vazhdoje me Jeep Safari ne shkretetire. Jeep Safari i cili do te na beje te kuptojme me se miri jeten e banoreve te shkretetires. Magjia e Shkretetires do te jete e servirur ne menyren me fantastike gjate ketij udhetimi Jeep Safari ne eksplorimin te Dunave dhe Oazeve te cilet ngjasojne me Diamantet ne mes te shkretetires pa fund.
Gjate udhetimit do te kemi ndjesine e lirise absolute te cilen shkretetira na fal pa rregulla, pa rruge, pa tabela, por me shume Duna te cilat duken si dallge te stermedha ne nje det pa fund rere, te cilin do e sfidojme dhe arrijme ta mposhtim. Mikpritja Arabe do tju beje te ndieheni si Sheikh, dhe prane Kampit ku do te pushojme dhe do te shijojme Show e organizuar me Belly Dancer dhe Muzike Orientale. Aty do te shijojme darken me ushqime tradicionale ne Barbeque.


Pas perfundimit te programit kthimi dhe akomodimi ne hotel.


Dita 03:
Dubai (City Tour)


Mbas mengjesit ne hotel behemi gati per tu nisur per City Tour ne Dubai


City Tour Dubai - Vizite panoramike:
Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeirah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit).
Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike.
Me pas do te vizitojme Hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme.


Kohe per dreken e cila eshte facultative.


Tour Opsional Extra Pagese - Dhow Cruise me darke
(40 Euro PP - minimum 20 Persona)


19:00 – 23:00 Dhow Cruise
Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale. Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai.


Transferta dhe akomodimi ne hotel.


Dita 04:
Dubai - Abu Dhabi


07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel


Check out nga hoteli i Dubait dhe nisja per ne Abu Dhabi ku do te zhvillojme Vizite Panoramike:
Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten.
Xhamia ka mbi 1000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Turi vazhdon duke pare nga jashte “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes.
Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetit me te pasur te botes.
Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin "Yas" ne te cilin ndodhet kompleksi "Ferrari World" dhe pista e garave te "Formula 1".


Kohe e lire per dreken (fakultative).
Akomodimi ne hotel ne Abu Dhabi.


Dita 05:
Abu Dhabi – Beograd - Tirane


Check out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin e Abu Dhabit.


Fluturimi per ne Tirane:


JU 801 30OCT AUHBEG 0820 1120
JU 212 30OCT BEGTIA 1315 1430


Mberritja ne Tirane.




Fundi i sherbimit tone.



Te Perfshira:


Fluturimi Tirane - Beograd - Abu Dhabi - Beograd - Tirane
Akomodimi 2 nete ne Hotel 3* ne Dubai dhe 1 nate ne Hotel 3* ne Abu Dhabi me mengjes te perfshire
City Tour ne Beograd
City Tour ne Dubai + City Tour ne Abu Dhabi
Guida Profesionale