PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Analist të dhënash



Efa Solution
26.09.2016, 12:04
Analist të dhënash

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


Ndjek dhe analizon urdhër porosinë nga furnitori te klienti.
Monitoron dhe raporton mbi gjendjen dhe lëvizjet e stokut në magazinë.
Ndjek dhe koordinon marrëdhëniet e kompanisë me furnitorët.
Analizon konsumin e lëndëve të para.
Analiza dhe raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit.


Kriteret dhe kualifikimet:


Diplomë Universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.
Minimumi dy vite eksperiencë pune në përpunimin e të dhënave dhe analiza.
Aftësi të mira analitike.
Njohuri të shumë të mira të paketës Microsoft Office, aftësi të avancuara në përdorimin e Excel.
Njohuri të gjuhës Angleze, njohja e gjuhës Italiane përben avantazh.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe punës në grup.
Aftësi për të përballuar stresin dhe presionin në punë.

Te interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim, ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV-së,
në adresën e-mail: info@efa-al.com, brenda datës 7 Tetor 2016.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.