PDA

View Full Version : Vlore, shes truall ne bregdet 2.400 m² 230.000 Euro (Dukat i Ri)



kristomiho
07.10.2016, 22:56
Zona/Rruga : Dukat i Ri

Dt 10/07/2016
Disa te dhëna funksionale dhe reklamuese për misionin e depos harkore në fshatin, Fushë Dukat.
Depoja ndodhet në tokën tonë origjinale të trashëguar nga gjyshi ynë Isa Bozhani, në breg të lumit në Fushë Dukat.
Lumi rrjedh nga fshati I vjetër Dukat me drejtim rrjedhje Lindje – Veri-Perëndim dhe derdhje në det në Gjirin e Pashalimanit, pranë parkingut të skafeve në qytetin e Orikumit, njëkohësishtë depoja ndodhet në krahun e majtë të rrugës automobilistike, Vlorë – Llogora.
Ose ballëpërballë shkollës 9 – vjecare në Fushë Dukat që ndodhet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Vlorë – Llogora. Depoja është në distancën 5 km nga bashkia e Dukatit me qendër në qytetin e Orikumit, Pashaliman. Depoja ka shërbyer si rezervë grumbullimi drithërash e koperativës dhe shtetit të krahinës Dukat, Tragjas, Radhimë .
Depoja është tip harkore, me gjatësi 40 m, gjerësi 18 m dhe lartësi 8m me sipërfaqe 720 m2 dhe volum 5760 m3 . Është me dokumenta origjinale e hipotekuar në emër të Zenel dhe Qerim Bozhanit. Depoja realizon disa destinacione të ndryshme grumbullimi dhe shpërndarje. Depoja dhe hapësira tokësore rreth saj (trualli 2400 m2), kryesishtë mund të shërbejë si :
Për kultivimin e kërpurdhrave dhe si depo qëndrore krahinore grumbullimi dhe shpërndarje për çdo lloj malli e material ndërtimi dhe nevoja të tjera që mund të ngarkohen e shkrakohen për transport.
Në këtë trrual 2400 m2 mund të ndërtohen edhe objekte të tjera me destinacione të ndryshme si për shembull për ricikiklimin e mbetjeve .
Me destinacion nga kjo depo qëndrore që mbulon zonën kalaja e Vlorës, Radhimë, Tragjas, Orikum, Fshati I vjetër e I ri I Fushe Dukatit për ti transportuar keto mallra në rrugën automobilistike në drejtimin e bregdetit Adriatiko – Jonian.
Dhe transportit në det, përgjat bregdetit Pashaliman, Karaburun, Gram, Vrale, Palas, Dhërmi, Porto Palermo, Himarë, Sarandë, Ksamil dhe në rrugën automobilistike Dukat – Vlorë – Fier etj.
Brënda depos mund të manovrojnë lirishtë për ngarkim e shkarkim makinat e transportit dhe vinçi.
Për menaxhimin e biznesit në këtë hapësirë turistike dhe kështjellë natyrore me shtrirje nga bregdeti ranor në sistemin kodrinor dhe malor me klimë bregdetare – kontinentale ose e thënë ndryshe San Marinoja Shqiptare.
Oferta e shitjes dhe e blerjes të depos së bashku me truallin është me cmimin, I diskutueshëm deri në 230 mijë Euro. Kush ndikon në shitjen e këtij objekti ka për shpërblim një vlerë të caktuar dhe të kënaqshme.
Nevzat Bozhani
Nr kontakt : 069 27 96 475