PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Udhetim ne Valbone (me traget)! Nisje me 1 Tetor, 2 dite, €5



Sole Travel & Tours
24.09.2016, 11:17
Udhetim ne Valbone (me traget)! Nisje me 1 Tetor, 2 dite, €59!


Ne Guiden tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, ushqimi Mengjezi -Dreka dhe Darka, fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone, shoqeruar nga guida jone e cilado iu flas mbi zonen dhe historise e saj.



Dita e pare
*Nisja ne oren 07:00 te mengjesit nga Tirana tek pallati i sportit Asllan Rusi, ku do takoheni me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve, qe i ka dhuruar Nena -Natyres Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi marinar te tragetit Koman – Fierze. Lundrimi Zhvillohet me Tragetin Alpin.
*Lundrimi i cili zgjat 2 ore mbi 2 liqenet, duke pershkruar liqenin qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze e radhes do te jete ne Kanioni e Valbones, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”. Me te mberritur ne hotelin alpin tone ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju, do konsumojme gjithashtu edhe dreken e pergatitur nga amvisat me produke fshati dhe tradicionale te zones, ku baza do te jete mishi qingjit ne sac ose hell.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Vila 2 kateshe (dhoma me banjo personale) ne qender te Valbones, buze lumit dhe ne hotel alpin.
*Pasdite do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones. Pas kesaj, do te kthehemi tek fusha e gjese, ku nen shoqerine e cajit te malit do te bejme adetin tone, tradicionalja “mbledhja e shtabit” . *Darka do të shijohet përsëri në restorantin tradicional të shtepise alpine me produkte te fresketa ku askund nuk i keni shijuar si ne Valbone, si byreku tradicional fli, Corbe, kos, etj. Mbremja do jete e gjitha e jona e organizuar me lojra zbavitese nga ne, muzike etj http://atv.al/wp-includes/images/smilies/simple-smile.png



Dita e dyte
*Pas mengjesit rreth ores 8:30 do te largohemi nga hoteli.
*Rruges do të vizitojmë liqenin e Xhemës, Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones.
*Kthimi do te realizohet nga Kosove, ku i drejtohemi qyteti te Gjakoves. Ndalesa e pare do te jete Ujevara e Mirushes, nje nga atraksionet natyrore me te preferuar ne Kosove. Pasi te kemi eksploruar dhe shkrepur kujtimet prane Ujevares (per te apasionuarit pas notit mund te marin me vete edhe rroba plazhi) i drejtohemi Restorat “Ujevara e Mirushes” per te konsumuar dreken e lire.
*Pas konsumimit te drekes nisemi per te vazhduar turin tone ne qytetin e Prizren, ne qytetin “muze” te Kosoves. Ndalese per kafe. Me pas tur i qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj.
*Ne kthim ndalese ne qender tregtare ne periferi te Prizrenit, per pak shopping!
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.



►KESHILLA
Ju keshillojme qe per nje guid te tille duhet te merrni veshje sportive dhe atlete me vete duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtir malore dhe duke mos harruar dhe nje xhup/pallto ose dicka tjeter per ne darke pasi darka te kujton qe dimri aty zgjat me shume se 3 muaj 😉



►NE CMIM PERFSHIHET:
• Transporti: Tirane – Valbone- Ujevarat e Mirushes – Prizren – Tirane
• Bileta e tragetit Koman Fierze (Lundrimi zhvillohet me tragetin e madh Alpin
• Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes
• Dreka dhe Darka dites se pare me gatime tradicionale te Valbones
• Mengjesi i dites se dyte
• Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit