PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani Tirane



SPAR
05.01.2017, 16:41
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit; Përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:


Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
Të supervizojë procesin e porositjes;
Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut.
Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.



Kërkesat:


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
Eksperiencat e punës: 3-5 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
Kualifikime të tjera:



Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.



Aftesi të tjera:



Aftësi për të punuar në skuadër;
Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 20/01/2017

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.