PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani Vlore



SPAR
22.09.2016, 08:49
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.


Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Vlorë
Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit; Përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;- Të supervizojë procesin e porositjes;- Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut. - Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;- Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;- Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;- Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;- Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;- Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;- Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;- Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;- Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.b. Eksperiencat e punës: 3-5 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office; - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; - Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.d. Aftesi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;- Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al (hr@spar.al) duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 08/10/2016

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.