PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Web Designer



e2BWiseChannels
20.09.2016, 22:15
Ofrojmë mundësi punësimi për web designer
me eksperiencë.


Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në
krijimin e aplikacioneve web responsiv
dhe me përmbajtje tërheqëse.


Pozicioni i punës kërkon njohje shumë të
mirë të teknologjive web si HTML, CSS,
JavaScript, dhe framework-eve jQuery,
AJAX. Njohja e framework-eve AngularJS
dhe Bootstrap përbën avantazh.


Pozicioni i punës kërkon ambjentim të
shpejtë me projekte ekzistuese.


Disa nga detyrat kryesore janë:


1. Krijim i elementëve të ri grafik dhe
funksionaliteteve të reja të përdoruesve.


2. Krijim kodi dhe librarish të ripërdorshme
për zhvillime të mëtejshme.


3. Krijim i elementëve grafik me plotsueshmëri
teknike sipas standardeve.


4. Përmirësimi i aplikacioneve për shpejtësi
maksimale dhe lundrim sa më të kënaqshëm.


5. Bashkëpunim me anëtarët e tjerë të ekipit
dhe palët e interesuara.


Kushtet e punës janë shumë të mira.


Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet
format pdf) në adresën recruits@bwise365.com

recruits@bwise365.com