PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh



ORPC Albania
10.01.2017, 09:24
ORPC Albania Shpk eshte nje kompani perfaqesuese e disa prej markave kryesore Italiane ne fushen e Produkteve
te Pastrimit si Detergjente dhe Aksesore me nje histori 10 vjecare ne tregun Shqiptar.
Per zgjerimin e kapaciteteve të veta kerkon
DREJTOR SHITJESH
Kandidatet përzgjedhur për këtë pozitë do të marrin trajnimin e nevojshem për tregun e Detergjenteve dhe
Produkteve te Pastrimit i cili është gjithnjë në rritje e sipër.
Kerkesat:
Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Marketing përbën avantazh
Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profil të njëjtë;
Të ketë aftësi shumë të mira në zhvillim e planeve të shitjeve;
Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
Të ketë aftesi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point).
Të zotëroj gjuhën Angleze dhe Italiane
Të posedojë leje drejtimi klasi B.
Detyrat:
Të analizoje dhe interpretoje performancën e shitjeve, trendin dhe konkurencën e tregut;
Të organizoje dhe të kontrolloje aktivitetin e shitjeve;
Të planifikoj dhe të hartoje objektivat mujore dhe vjetore;
Të zhvilloje dhe të mbaje marrdhënie të forta të konsumatorëve për mundësit e vazhdueshme të biznesit;
Të njohë shumë mirë tregun, të analizoj konkurencën, produktet dhe cmimet;
Të organizojnë aktivitete të marketingut, të tilla si ngjarjet promovuese dhe skemave zbritje;
Të ofroj iniciativa për përmirësimin e vazhdueshëm të biznesit.

Garantohen:
Kushte dhe ambient shume i mire pune
Trajnimet e nevojshme per kryerjen e detyrave te percaktuara
Trajtim financiar i kenaqshem me page dhe bonuse sipas performances se kompanise.
Kontrate e rregullt pune mbi bazen e legjislacionit ne fuqi
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Te interesuarit qe e ndjejne veten te afte apo qe kane eksperienca te ngjashme jane te lutur te dergojne CV me foto ne
E-mail: hr@orpcalbania.com. Afat dorezimi 30/01/2017.
http://www.orpcalbania.com/

Tel. : +355 4 4511115