PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune part time



Shoqata Misioni Terre des hommes ne Shqiperi
15.09.2016, 11:31
POZICION VAKANT – MËSUES ME KOHË TË PJESSHME (KORCË)



INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH PROJEKTIT:

Terre des hommes në Shqipëri po zbaton projektin “Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ri-integrimi i fëmijëve migrantë në Shqipëri“, financuar nga Agjencia Austriake per Zhvillim, në bashkinë e Korçës në Shqipëri . Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe fuqizojë familjet dhe fëmijët nga Shqipëria për të parandaluar emigrimin e pasigurt dhe në të njejtën kohë të ndihmojë përfituesit e projektit në proceset ri-integruese pasi ata janë kthyer në vendin e tyre të origjinës. Një ndër aktiviteti që do të zhvillohet për të arritur qëllimi është organizimi i klasave mbështetëse për fëmijët më të rrezikuar për të siguruar ri-integrimin e tyre në sistemin e arsimor dhe për të zvogëluar stigmën dhe përjashtimin e fëmijëve të kthyer.

FUNKSIONET THEMELORE TË PUNËS:

1. Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve zhvillimore përkatëse





[*=left]Organizimi (planifikim dhe zbatim) i mësimit plotësues pas orarit të rregullt të mësimit në shkollat publike përmes përshtatjes së metodave të mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve.
[*=left]Sigurimi i mbështetjes akademike të fëmijëve që përballen me vështirësi në mësimnxënie me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kurrikulit.
[*=left]Përdorimi i qasjeve individuale në udhëheqjen e procesit të të mësuarit.
[*=left]Përdorimi i qasjeve pedagogjike me projekte ose nëpërmjet lojës.



2. Sigurimi i kujdesit të drejtpërdrejtë për fëmijët





[*=left]Sigurimi i një mjedisi të ngrohtë dhe të sigurt për fëmijët qe të rriten dhe të mësojnë.
[*=left]Ofrimi i një mbështetje emocionale për fëmijët me qëllim të rritjes së vetë-respektit, individualitetit, aftësive komunikuese etj.
[*=left]Motivimi i fëmijëve për të rritur rezultatet e mësim-nxënies dhe zhvillimin e sjelljeve pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda shkollës.



3. Komunikime me aktorë të ndryshëm





[*=left]Komunikimi me shkollën për ndjekjen e permiresimeve të fëmijëve.
[*=left]Organizimi i takimeve të rregullta dhe vizitave me prindërit në shtëpitë e tyre me qëllim identifikimin e mbështetjes shtesë të nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre.



4. Raportimi





[*=left]Mbajtja e regjistrit mbi vijueshmërinë dhe përmirësimin e rezultateve të mësim - nxënies së fëmijëve në bazë të të dhënave individuale (sipas formatit të Tdh)
[*=left]Përpilimi i raportit mujor, pasqyrën e ditëve të realizuara të punës dhe të dhëna të rregullta për fëmijët dhe përcjellja në drejtorinë e shkollës, Drejtorinë Rajonale të Arsimit (DAR) dhe Tdh.
[*=left]Plotësimi i të dhënave rreth fëmijëve në baza ditore në ditarin elektronik.
[*=left]Përcjellja e rasteve të fëmijëve që tregojnë shenja të vijueshmërisë jo të rregullt dhe raportoj në Ekipin për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes brenda shkollës.



KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA:





[*=left]Diplomë universitare në Mësuesi
[*=left]Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve, migrimin dhe çështjet e mbrojtjes së fëmijëve
[*=left]Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pjekurinë emocionale.
[*=left]Së paku 2 vite përvojë në profesion.
[*=left]Njohuritë e Gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.



Të gjithë personat që punojnë me programet e Tdh janë të detyruar të respektojnë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Procedurat.

KONTAKT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV dhe një letër interesi jo me vonë se 21 Shtator 2016, në adresën elektronike: recruitment@tdhalbania.org.

*Njoftim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.