PDA

View Full Version : Skrapar, ofroj vend pune Asst. Drejtues Operacionesh- Dega Skrapar



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
08.09.2016, 11:41
Tasks


Të sigurohet që kërkesat e klientëve të plotësohen në kohë nga shërbimi përkatës.Të koordinojë bashkëpunimin midis
shërbimeve me klientin, me veprimtaritë e tjera brënda degës si dhe me njësitë e Drejtorisë së Përgjithshme.
Të kryejë kontrollin e plotë të transaksioneve, duke bërë dhe autorizimin e tyre. Të kontrollojë mbylljen përfundimtare të ciklit
ditor të operacioneve, e për këtë të njoftojë për mbylljen e veprimeve të ditës në Departamentin e Teknologjisë së
Informacionit. Të analizojë raportet ditore që gjenerohen nga sistemi. Gjithashtu të kontrollojë situatën ditore dhe zhvillimet e
mundëshme.
Të organizojë fillimin e punës ditore të arkëtarëve, duke bërë kontrollin e limiteve dhe kërkesave që ata kanë.
Të zbatojë rreptësisht kuadrin ligjor dhe atë rregullues për parandalimin e pastrimit të parave.
Të kontrollojë që dokumentacioni për veprimet e ndryshme bankare të jetë i plotë.
Përgjigjet për rregullshmërinë e dërgesave të fondeve në filialet e Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë dhe në
Drejtorinë e Përgjithshme.
Të ushtrojë kontroll dhe të monitorojë të gjitha taksat, tatimet dhe detyrimet e njësisë ndaj të tjerëve në mënyrë që ato të
paguhen në kohë.


Requirements


Të zotërojë cilësitë e kërkuara nga rregulloret e brëndshme të Bankës.
Të jetë njohës i mirë i rregulloreve në fuqi të bankës dhe të sistemit bankar.
Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Të ketë eksperiencë dhe njohuri të thella bankare.
Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
Të ketë aftësi prezantimi dhe koordinimi të punës në grup.
Njohja e gjuhës angleze është avantazh.