PDA

View Full Version : Berat, ofroj vend pune Keshillues Klienti



Neptun shpk
20.10.2016, 09:08
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Keshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Berat

Përmbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i një Keshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:


Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve për përgjegjësin e tij/saj;
Realizimi i inventareve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;


Kërkesat:


Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
Kualifikime të tjera:



Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
Njohuri të mira kompjuterike;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
Metodik dhe i organizuar;
Ndershmëri dhe integritet të lartë;


Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.

Afati i dorëzimit: 31.10.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.