PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Marketing & PR (Marredhenie me Publikun)



Univers Reklama
06.09.2016, 10:59
Shoqeria UNIVERS Reklama sh.p.k shpall pozicionin e hapur Marketing & PR (Marredhenie me Publikun) si pjese e struktures se saj per zhvillim te metejshem ne suport te rritjes se games se produkteve dhe fushes se veprimit si pasoje e zhvillimit te teknologjise qe ajo ka investuar ne konsulences, zhvillimine projekteve, prodhimin/ printimin ne fushen e reklamave indoor & outdoor ne Shiqperi dhe jashe saj. Ky pozicion ka specifikat dhe kerkesat e meposhtme:


Qëllimi:
Te zhvilloje, percaktoje dhe zbatoje strategji marketingu qe garantojne arritjen e objektivat e kompanise. Siguron nje menaxhim efektiv te aktiviteteve, pjese e strategjise marketing te kompanise.


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:


Menaxhon dhe koordinon te gjitha aktivitetet pjese e planit dhe strategjise marketing.
Organizon kerkime tregu per te percaktuar kerkesat e tregut per produkte ekzistuese apo per produkte te reja.
Analizon dhe raporton ne lidhje me kushtet aktuale te tregut, klientet aktuale dhe ato potenciale, si dhe konkurrentet qe kane te bejne me cilesine dhe gamen e produkteve/sherbimeve te ofruara;
Realizon matjen e nivelit te kenaqesise se klientit per produktet dhe sherbimet e ofruara nga kompania dhe raporton rezultatet e ketyre matjeve tek struktura menaxheriale e kompanise.
Zhvillon, dhe pasi aprovohen, zbaton plane marketing ne lidhje me promovimin e produkteve ekzistuese ose produkte te reja.
Menaxhon produktivitetin e planeve marketing.
Monitoron, rishikon dhe raporton te gjitha aktivitetet marketing dhe rezultatet e tyre.
Pregatit dhe menaxhon buxhetin per aktivitete pjese e planit marketing.
Siguron zbatimin e ketyre aktiviteteve, brenda buxhetit te parashikuar.
Monitoron dhe raporton kthimin e investimit per aktivitetet me te rendesishme marketing.
Monitoron praktikat me te mira te industrive te njejta dhe propozon ide qe sjellin zhvillimin e produkteve apo sherbimeve te kompanise, duke synuar rritjen e shitjeve te saj.
Harton dhe perditeson katalogun e produkteve dhe sherbimeve te kompanise, prezantime mbi shoqerine, projekte apo risi qe kane te bejne me veprimtarine e shoqerise.
Koordinon dhe mban lidhjet me mediat, individë apo organizata të tjera, ne lidhje me aktivitete apo evente te organizuara nga kompania.
Përpilon dhe ndjek prodhimin e broshurave, fletepalosjeve, videove promocionale, fotove, kartevizitave, etj. ne funskion te rolit dhe prezantimit te shoqerise.
Punon mbi design dhe realizimin e uniformave, brandimit te ambjenteve te shoqerise, organizimit te eventeve te brendshme te shoqerise ne bashkepunim me Burimet Njerezore.
Organizon evente, si: konferenca për shtyp, ekspozita, panaire, etj;
Mirëmban dhe përditëson informacionin e faqes së WEB të shoqërisë, si dhe komunikimin nepermjet rrjeteve sociale, etj;
Bashkepunon ngushte me departamentin e shitjeve, duke kontribuar ne realizimin me sukses te planit te shitjeve te kompanise.
Zbaton detyra te tjera te ngarkuara nga menaxheri i tij/saj.


Kualifikimet Kryesore:

· Diplomë Universitare në degën: Marketing.
· Minimalisht 5 vjet eksperience ne Marketing.
· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· I/e familjarizuar (aftësi familjarizimi) me industrinë e reklamave dhe situatën aktuale të tregut.
· Aftesi te shume te mira komunikuese, si verbale dhe me shkrim.
· Aftesi shume te mira prezantuese.
· Aftesi planifikuese dhe organizative
· Aftesi per te menduar ne menyre strategjike
· Aftesi te mira analitike dhe ne zgjidhjen e problemeve.
· Aftesi te mira drejtuese.
· Aftesi bindese.
· Pershtatshmeri
· Kreativitet
· Gjykim
· Vendimmarrje.



Personat te cilet vleresojne se kane eksperiences dhe aftesine per te qene pjese e stafit tone te dergojne listen e plote te dokumentacionit te meposhtem ne adresen: hr@universreklama.com

· Leter motivimi (e domosdoshne)
· Curriculum Vitae (e domosdoshme)
· Diplome ne degen: Marketing (e domosdoshme)
· Leter reference nga eksperenca pune te meparshme (e domosdoshme)
· Certifikata te ndryshme (jo e domosdoshme/ me prioritet ne rast se ka)
· Certifikate e gjuhes angleze/ IELTS/ SAT/ TOEFL (e domosdoshme)


Human Resources Department
UNIVERS Reklama
Mbikalimi i Ri i Rinas-it, Qafe Kashar, Tirane