PDA

View Full Version : Manaxher i Shitjesh për Kanalin e Tenderave dhe Kontratave



Jupiter Group
27.09.2016, 21:49
JUPITER GROUP kërkon të punësoje:
Manaxher i Shitjesh për Kanalin e Tenderave dhe Kontratave
Përshkrim i Përgjithshëm:
SLA Manager ka për detyrë që, së bashku me stafin që i vihet në dispozicion, të ndjekë zbatimin e kontratave dhe të ndjekë marrëdheniet me klientet egzistues.
Eshtë përgjegjës për procesin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve te klientet që menaxhon.

Detyra dhe përgjegësi:

· Eshtë përgjegjës për zbatimin e cdo neni të kontrates së shitjeve apo suportit .
· Përgjegjës për të gjithë aspektet administrative dhe zgjidhjen e cështjeve qe lindin gjatë ekzekutimit të kontratave.
· Në bashkëpunim me kolegët, është përgjegjës për procesin e mbledhjes së kërkesave të klientit, të analizës, ballafaqimit me kushtet kontraktuale dhe pranimin e tyre në përputhje me rregullat dhe parimet të kontratave tip të shitjeve dhe suportit.
· Propozon tek eprori rishikimin dhe update-imin e kushteve kontraktuale në rast se mendon se ka hapësira të pambulura.
· Analizon me kujdes dhe përgjegjësi Raportet Ditore të aktiviteteve të shitjes të kanalit.
· Përgjegjës për sigurimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm.
· Përgjegjës për evidentimin, eskalimin dhe dokumentimin e çdo situate që pengon ecurinë dhe respektimin e afateve në levrimin e produkteve apo suporteve.
· Organizon takime periodike me klientët për të siguruar që lëvrimi i produkteve apo shërbimeve është bërë konform standarteve dhe pritshmërive të klintëve.
· Eshtë përgjegjës për procesin e shitjes së shërbimeve ekstra te klientet egzistues.

Kërkesa për kandidatet:

· Diplomë universitare – e preferueshme në Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike
· Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në pozicione analoge
· Të ketë njohuri shumë të mira mbi teknologjitë që perdor kompania
· Aftësi per t’u përballur me klientët dhe per të menaxhuar me efikasitet kërkesat e tyre
· Aftësi për të punuar në kushtet e presioneve të ndryshme
· I orientuar drejt detajeve
· Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikuese
· Të ketë aftësi shumë të mira analitike
· Aftësi vendimarrëse
· Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze dhe Italiane


Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: hr@jupiter.al


Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Cel. : 00355682045535