PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitje/ Terren



Univers Reklama
05.09.2016, 15:47
Shoqëria UNIVERS Reklama sh.p.k, kërkon të punësojë Përfaqesues Shitjeje për terrenin me qëllim realizimin e objektivave të vendosura për shitjet, duke siguruar një prezantim profesional të produkteve si te klientet e rinj, por dhe tek ato ekzistues. Pozicion ky, i cili ndërton dhe mban marrëdhenie pozitive dhe produktive me klientët dhe pjesën tjetër të skuadrës së Univers Reklama.

Kualifikimet Kryesore:



Arsimi i lartë;
Me përvojë në fushën e shitjeve, minimum 2 vjecare;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
I orientuar ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit;
Njohuri të mira të programeve kompjuterike;
Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
I pajisur me patent të klasit B.


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:



Realizon arritjen e targetit mujor në masën 100%.
Kryen minimalisht 5 takime me klientë në një ditë.
Arrin të shtojë numrin e klientëve të rinj me rreth 20 klientë të rinj në muaj.
Arrin të rrisë me 5% në muaj në favor të urdhërave te shitjeve, raportin mes ofertave dhe urdhërave të shitjeve.
Merr informacione të nevojshme nga tregu dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit përgatit një plan mujor për takime, vizita dhe plan shitje.
Vendos dhe ndjek mardhëniet me klientët, duke synuar një bashkëpunim afatgjate me to;
Njeh shume mire produktet dhe sherbimet e ofruara nga kompania dhe punon maksimalisht per promovimin dhe prezatimin e tyre tek klientet aktuale dhe ato potenciale.
Raporton në bazë ditore, javore dhe mujore në lidhje me objektivat e vendosura.
Mban një komunikim të vazhdueshem me Speicalistet Ekzekutive të Shitjeve, duke u siguruar atyre të gjithë informacionet e marra nga klientët,
Ndjek aktivitete te ndryshme qe gjykohen me interes nga kompania per te marre pjese.



Ka informacion shumë të mirë në lidhje me politikat e kompanisë dhe ka aftësi per ti komunikuar ato tek klientët (për pjesen që ka të bëjë me klientin).



Zbaton me përpikmeri rregullat dhe politikat e kompanisë.



Kryejn detyra të tjera të dhëna nga Drejtuesi i Departamentit.



Pesonat të cilët vlerësojne të kenë aftësitë dhe eskperiencën e kërkuar me sipër te dërgojnë dokumentacionin e plotë të mëposhtëm ne adresën hr@universreklama.com:



Letër motivimi (e domosdoshme)
Curriculum Vitae (e domosdoshme)
Letër reference nga punëmarrës të mëparshëm për fushën e shitjes (e domosdoshme)
Diplomë (e domosdoshme)
Certifikatë e gjuhës angleze/IELTS/TOELS/ SAT/ (e domosdoshme)
Certifikata të ndryshme (nëse ka përbën prioritet)


UNIVERS Reklama
Human Resources Department
Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafë Kashar, Tiranë