PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxhere e Rrjetit të Dyqaneve Karta Extra



Profesionisti Recruitment Agency
11.11.2016, 17:25
https://media.licdn.com/mpr/mpr/shrink_200_200/AAEAAQAAAAAAAASSAAAAJDUzZjBhODhhLWQyNTMtNDQ3NC1iOW IxLWYwYWRmYWYyNGRlMg.png


Përvojën tuaj të mëparshme me kartat e klientit, dyqanet e shitjeve me pakicë dhe mirëmabjtjen e marrëdhenieve me konsumatorët mund ta vini në zbatim tek Klienti ynë, Nexuscom Ballkan, kompania lider në kartat e fidelizimit të klientelës, në pozicionin:

Menaxhere e Rrjetit të Dyqaneve Karta Extra

Përshkrim i Përgjithshëm
Karta Extra është një kartë fidelizimi klientele, që përfshin një grup të mirënjohur biznesesh të sektorëve të ndryshëm të cilët u ofrojnë konsumatorëve pikë në vlerë monetare për çdo blerje që bëjnë në dyqanet që janë pjesë e këtij rrjeti. Për më shumë informacion vizitoni portalin www.kartaextra.com (file://arkivi/Arkivi/ADMIN%20&%20BNJ/Elona%20HR/rekrutimi/www.kartaextra.com)

Përgjegjësitë Kryesore
1. Ndërtimi dhe mirëmajtja e kontakteve me biznese që operojnë në fushën e shitjes me pakicë.

2. Zgjerimi i rrjetit aktual të bizneseve nëpërmjet identifikimit, kontaktimit, dhe mbylljes së negociatave me to.

3. Promovimi dhe marketimi i kartës te konsumatorët me qëllim nxitjen e përdorimit prej tyre.

4. Përthithja e informacionit dhe njohurive me avancimet e shërbimeve kundrejtë konsumatorëve .


Kualifikimet dhe aftësitë
· Nivel i lartë shkollimi akademik në shkencat Ekonomike; preferohet profili Marketing.
· Të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme në shitje të drejtpërdrejta tek bizneset
· Aftësi të forta në marketing dhe shitje.
· Zotërimi i paketës MS Office, njohja dhe përdorimi i Mediave Sociale dhe programeve të tjera për menaxhim biznesi.
· Njohje shumë e mirë e gjuhëve italiane dhe angleze.
· Leje për Drejtim Mjeti