PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues/e Shitjesh dhe Marketingu



Profesionisti Recruitment Agency
17.09.2016, 08:49
https://media.licdn.com/mpr/mpr/shrink_200_200/AAEAAQAAAAAAAASSAAAAJDUzZjBhODhhLWQyNTMtNDQ3NC1iOW IxLWYwYWRmYWYyNGRlMg.png


Drejtues/e Shitjesh dhe Marketingu

Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve te saj Marketing 360° , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të udhëheq përmbushjen e këtij misioni.

Kandidati/ja duhet të ketë provuar më parë ngritjen dhe drejtimin e një ekipi që marketon dhe shet shërbime; të kontaktojë klientë potencialë për t’iu ofruar atyre risitë më të fundit të informacionit dhe marketingut; të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut.

Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Planifikuar dhe organizuar mbulimin territorial të shërbimeve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara.
2. Mobilizuar dhe motivuar Ekipin e Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore.
3. Përshtatur shërbimet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut.
4. Planifikuar dhe ekzekutuar marketimin e këtyre shërbimeve drejt klientelës së synuar.