PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Turqi Turi i Turi i Madh i Anadollit, 9 Ditë €539



Sole Travel & Tours
07.09.2016, 17:24
Turi i Turi i Madh i Anadollit, 9 Ditë €539



1. Turqi

Dita e Parë, 17 Shtator 2016. Takimi në aeroportin e Rinasit për nisjen direkt me charter për në Antalya. Transferimi dhe Sistemimi në hotel në zonën e Antalyas. All Inclusive në Hotel.
Dita e Dytë, 18 Shtator 2016. Vizitë me Shoqërues në qytetin e Antalyas. Mundësi për blerje në dyqanet e qytetit dhe vizitë në Shelale një nga ujvarat e famshme të Turqisë. All Inclusive në Hotel.
Dita e Tretë, 19 Shtator 2016. Të lirë për Plazh. All Inclusive në Hotel.
Dita e Katërt, 20 Shtator 2016. Nisja për në Pamukkale. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbërritja në Pamukkale. Sistemimi në hotel. Mbas mbërritjes, vizitë në ujrat termale të Pamukkale-se, vizitë në Pishinën e Kleopatrës dhe kodrën e pambuktë. Darkë në Hotel.
Dita e Pestë, 21 Shtator 2016. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Kusadasi. Gjatë rrugës vizitë në qendrën arkeologjike të Efesit. Hyrja është opsionale. Pas mbërritjes në Kushadasi, sistemimi dhe Darka në Hotel. Pas darkës një shëtitje panoramike në qytetin e Kushadasit. Darkë në Hotel.
Dita e Gjashtë, 22 Shtator 2016. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin e Izmirit. Pas mbërritjes në Izmir, sistemimi në hotel. Vizitë e panoramike e qytetit, ku vizitohet Kalaja e Izmirit etj. Darkë në Hotel.
Dita e Shtatë, 23 Shtator 2016. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Stamboll. Gjate rrugës ndalesa të shkurtra. Pas mbërritjes në Stamboll. Sistemi dhe Darkë në hotel.
Dita e Tetë. 24 Shtator 2016. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Xhaminë Blu, Hipodrom, Shën Sofi (Hyrja është opsionale), Ura e Gallatës, Camlixha, Dollma Bahce (Hyrja është opsionale), Ura e varur e Bosforit. Mbasdite e lirë për të vizituar Carshinë e mbyllur. Darkë në hotel.
Dita e Nëntë, 25 Shtator 2016. Mëngjesi në Hotel. Fluturimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.


Fjetje:
- 3 Netë Hotel Lake River 5*, All Inclusive, Side, Antalya
- 1 Natë Hotel Lycus River 5*, Gjysëm Pensioni, Pamukkale
- 1 Natë Hotel By Karaaslan 4*, Gjysëm Pensioni, Kushadasi
- 1 Natë Hotel Kaya Prestige 4*, Gjysëm Pensioni, Izmir
- 2 Netë Hotel Aspen 3*Superior, Gjysëm Pensioni, Stamboll

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 539 Euro
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotele 3 dhe 4 yje për 8 netë qëndrimi.
4. All Inclusive në Antalya, Mëngjezet dhe darkat në të gjithë destinacionet e tjera.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.