PDA

View Full Version : Tirane, oferte Ekskursion Gjakove–Valbone - Suhareke–Prizren 3 75 Euro



Fioritravel Agjensia
02.09.2016, 13:52
Eskursion 3 ditor
75 euro personi
23-25 shtator
Gjakove–Valbone - Suhareke–Prizren

Dita I: Nisja para agjencise ne oren 07.00. Nisim turin tone nepermjet tunelit nje rruge shume panoramike. Gjate rruges nje ndalese e shkurter per kafe dhe mengjes. Pas kryerjes se procedurave doganore vazhdojme rrugen per ne Gjakove. Ne Gjakove do te vizitojme pjesen e qytetit te vjeter si kullen e Sahatit, pazarin e vjeter qe eshte me kalldrem, teqen e Gjakoves e monumente te ndryshme. Pas kesaj ndalese vazhdojme rrugen per ne Valbone, nje ndalese te shkurter e bejme ne qytetin e Bajram Currit e me pas ndalesa te shkurtera gjate lugines se Valbones per te shijuar peisazhin e bukur e per te bere foto. Mberritja ne Valbone. Darka ne Hotel.
Dita II: Pas mengjesit nisemi per ne Decan. Gjate rruges ndalojme ne vende panoramike per te pare me nga afer luginen e Valbones. Ne Decan do te vizitojme Manastirin e Decanit qe eshte një nga thesaret e arkitekturës së Kosovës në pjesën e saj malore në perëndim. Kjo kishë ortodokse serbe e shekullit të 14-të është klasifikuar nga UNESKO si thesar botëror. E vendosur në faqen e një kodre të pyllëzuar, manastiri i Deçanit është një ndërtesë me harqe të hijshëm dhe me një kupolë të vogël. Historianët e artit e cilësojnë atë si ndërtimin më të rëndësishëm mesjetar në atë pjesë të Evropës. Ajo u ndërtua nga mbreti i Serbisë, Dusan Decanski aty nga mesi i viteve 1300 dhe është kisha më e madhe mesjetare në Ballkan. Afresket e mureve të manastirit, që paraqesin skena të biblës janë mes thesareve të tij më të mëdha.

Pas kesaj vizite te kendshme vazhdojme rrugen per ne Suhareke. Akomodimi ne Hotel. Kohe e lire.Darka ne hotel e organizuar me muzike.
Dita III: Pas mengjesit nisemi per ne Prizern. Atje do te vizitojme ndertesen ku eshte mbajtur lidhja e Prizernit. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Shkupit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, adminstrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh në Mesjetë.

Me pas do te vazhdojme me pjesen e vjeter te qytetit, xhamite, ham ham-in etj. Me pas nje ndalese te shkurter ne nje qender tregtare ne dalje te Prizernit.

Kthimi ne Tirane. Fundi sherbimit tone.

Ne pakete perfshihen:
Udhetimi vajtje ardhje me minbus komod
Hoteli per dy nete qendrimi
Mengjeset dhe darkat
Shoqerues grupi
Shetitjet sipas programit

Fiori Travel & Tours, Rr: Mine Peza (perballe tavernes Tafaj), Mob +355695426258 ; +355672068200 Tel /Fax 04/4510579e-mail fioritravel@hotmail.com





Tel. : 044510579

Cel. : 0695426258