PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Anketues per Census



BDP - Albania
01.09.2016, 18:34
Çfarë përfshin roli?
Si anketues, ju do të jeni përgjegjës për të kontaktuar dhe bashkëbiseduar me pronarin/administratorin e njësisë (biznes) për të plotësuar pyetësorin e Censusit.
Mund të jetë e nevojshme të punoni në orare të ndryshme (psh nga ora 9:00 deri në 17; ose nga 9:00 – 12:30 dhe 15:30 – 20:30). Për t'ju ndihmuar të kryeni këtë punë me standartet e kërkuara, ju do të merrni të detajuara udhëzimet dhe do të trajnoheni plotësisht. Ju do të punoni në mënyrë të pavarur në terren por do të raportoni rregullisht tek supervizori i caktuar. Puna juaj kërkon që të punoni jashtë për shumicën e ditës duke vizituar një numër të caktuar adresash. Ju mund të keni nevojë për një dosje me vete pasi do tju duhet të mbani pyetësorët.

Detyrat specifike:


Të siguroni konfidencialitetin e informacionit të regjistruar në çdo kohë
Të siguroheni që ju i kuptoni udhëzimet që ju janë dhënë dhe të merrni pjesë në trajnim
Të keni njohuri të mira të Tiranës
Të plotësoni saktë dhe me shkrim të lexueshëm informacionin
Të rivizitoni njësitë që kanë qënë të mbyllura gjatë vizitës suaj apo ju është kërkuar të vini në një moment tjetër.
Raporti i menjëhershëm kur haset një refuzim
Të raportoni progresin dhe të dorëzoni pyetësorët e plotësuar në fund të çdo dite
Të përfundoni të gjithë punën brenda afateve kohore të caktuara me standartet e rëna dakort.


Kërkesa specifike
Nëse dëshironi që të konsideroheni për këtë postim, ju duhet të jeni:

Në gjendje të punoni në mënyrë fleksibël prej orës 9:00 deri në 20:30 ( por sigurisht 8 orë) nga e hëna në të dielë (nje ditë pushim mund të zgjidhet)
Në gjendje të përdorni kompjuterin në programin excel (njohuri bazë)
Në gjendje të përdorni një smart phone ( i.e What’s up, Viber, etc…)
Në gjendje të udhëtoni në të gjithë Tiranën për të kryer punën.
Puna ofrohet vetëm në qytetin e Tiranës
Paga e ofruar është 50 Lekë për çdo pyetësor (mesatarisht ju mund të paguheni nga 1000 - 2000 Lekë në ditë)
Afati i përfundimit do të jetë një muaj


Ju lutem dërgoni një CV me fotografi në adresen e emailit bdpalbania@gmail.com. Afati për pranimin e aplikimeve është 12 Shtator 2016.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.