PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune



Amaro Drom
31.08.2016, 14:26
THIRRJE PËR EKSPERT
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e minoritetit Rom në Shqipëri ‘Amaro-Drom”, në kuadër të projektit “Përmirësim i qëndrueshëm i jetës së komuniteteve Rome në Shqipëri” i financuar nga We Effect, i cili zbatohet në qarkun e Lushnjes ( Grabian, Plug, komuna Dushk) dhe Beratit (Moravë) kerkon të punësojë ekspert per kryerjen e nje studimi per aksesin dhe shitjen e produkteve ne treg. Qellimi i ketij studimi do ti informoje fermeret ne lidhje me :
Ø Rëndësia që ka vleresimi i tregut nga fermerët.
1. Cfarë do të ofrojnë në treg?
2. Kujt do tia ofrojnë?
3. Me cfarë cmimi do të konkurojnë në treg?
4. Si mund të fitojnë tregun?

Ø Njohuritë rreth konsumatorit
1. Cilët janë konsumatorët?
2. Ku duan të blejnë konsumatorët?
3. Si duan të blejnë konsumatorët e synuar?

Ø Mënyrat që fermerët duhet të zgjedhin për të shitur produktet e tyre.
1. Në treg pakice
2. Në treg shumice
3. Në restornate
4. Shitja në ndërmarje të mëdha
5. Në pika grumbulluese etj..
Kriteret e perzgjedhjes:
1.Eksperience profesionale mbi 5-vjet në fushën e kërkimit dhe studimit.
2.Eksperience pune ne fushën e agrikulturës.
3.Njohës i minoritetit Rom.

Ftohen te gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të e tyre dhe shprehjen e interesit në këtë adrese e-maili amarodrom@abissnet.al brenda datës 7 shtator 2016, ora 12:00.
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet.