PDA

View Full Version : Tirane, ofrohet PËRGJEGJËS I PROMOCIONEVE DHE SHITJEVE



LIFE
28.10.2016, 15:22
LIFE sh.p.k,

Shoqëri lider në sektorin e publikimeve shkencore e specializuar në botimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve informative të abonimit si libra, revista, dhe kurse formimi në fushën mjekësore dhe juridike.

Kërkon Përgjegjës i Promocioneve dhe Shitjeve

Specifikat e Profilit të Punës:



Prezantimi dhe promovimi i materialeve akademike pranë fakulteteve të profilit shkencor në gjuhët italiane, angleze dhe shqipe
Identifikimi i kontakteve institucionale të universiteteve, enteve, apo shoqatave përkatëse për shitjen e librave dhe revistave shkencore
Prezantimi i katalogut të revistave (italisht, anglisht) gjatë kongreseve, seminareve, dhe kurseve të specializimit
Shitja e materialeve të katalogut përkatës pranë studiove mjekësore e profesionistëve të shëndetit


Kriteret:



Diplomë Universitare, përbën preferencë diploma në fushën e Psikologjisë/Shkencave Sociale/Marrëdhënieve me Publikun
Preferohen eksperienca të mëparshme pune në marketing (1-2 vjet)
Njohuri paraprake e tregut të botimeve shkencore
I/e aftë në stabilizimin e marrëdhënieve të mira me klientë të rinj dhe ekzistues
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.


Ofrojmë kontratë pune sipas të gjitha ligjeve në fuqi.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mail dergocv@life.com.al