PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje Pharma



ALL BALCANS CORPORATION
01.09.2016, 09:00
Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:


Agjent Shitje Pharma

Departamenti Komercial


DETYRAT:


Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
Të mbulojë rigorozisht zonën dhe pikat e shitjes që do t’i delegohen sipas routeve përkatëse të aprovuara paraprakisht nga menaxheri i tij,
Të regjistrojë të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar - sistem shitje,
Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
Të kontribuojë në zgjerimin e databasës (nr. e pikave te shitjes) që ai mbulon,
Të rregullojë dhe organizojë marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
Të mbaje kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
Të kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: shelf liners, womblers, etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
Të raportojë rregullisht shitjet ditore tek menaxheri përkatës,
Zhvillimi i gamës së produkteve në klientët aktual,
Të sigurohet që të ndjekë me përparësi pikat e reja të shitjes ku të synojeë implementimet e menjëherëshme sipas komunikimeve paraprake me menaxherin,
Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me menaxherin, përfaqësuesin mjekësor dhe Agjentët e tjerë të Shitjes, brenda dhe jashtë Departamentit.
Të informojë rregullisht menaxherin dhe përfaqësuesin mjekësor për ecurinë e recetave në farmaci nga mjekët për produktet NOYNOY,
Të ruajë rigorozisht informacionet konfidenciale të kompanisë.




KËRKESAT:


Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar ne farmaci,
Të jetë i besueshëm,
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
Të jete i aftë të punojë në grup,
Të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
Të posedojë leje drejtimi automjeti.



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Shtator 2016.

__________________
All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com (http://www.albancorp.com/)